Punonjësit komunalë kanë zëvendësuar kalldrëmin me pllaka, janë mbjellë pemë si dhe janë vendosur ulëse. Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti tha se Sheshi Pehlivan do të shërbejë si pikë pushimi për të gjithë qytetarët që do të frekuentojnë këtë pjesë të qytetit.
Qytetit i Shkupit prej sot ka edhe një shesh tjetër, Sheshin Pehlivan në afërsi të hyrjes së Çarshisë së Vjetër dhe tregut të gjelbër Bit Pazar.
Punonjësit komunalë kanë zëvendësuar kalldrëmin me pllaka, janë mbjellë pemë si dhe janë vendosur ulëse. Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti tha se Sheshi Pehlivan do të shërbejë si pikë pushimi për të gjithë qytetarët që do të frekuentojnë këtë pjesë të qytetit.
Këtë mund ta quaj si një fillim i rregullimit të kaosit që është në Bit Pazar që është një segment i rëndësishëm i komunës së Çairit dhe me vullnet të mirë sot kemi një shesh të bukur, i rregulluar, ku do të frekuentojnë qytetarët dhe do të ndalen dhe është në interes edhe të objekteve që janë këtu përreth dhe me këto investime do të vazhdojmë edhe në të ardhmen, drejt rregullimit, drejt urbanizimit të këtij kaosi që mbretëron, tha Izet Mexhiti, Kryetar i Komunës së Çairit.
Edhe tregtarët e dyqaneve përreth vlerësojnë sheshin, por qytetarët u ankuan për shkak se investimi për të, është shumë më i vogël nga projektet që shihen përtej urës së Vardarit.
Shyqyr Zoti që kujtoj e na u bë ky vend këtu, se përndryshe kemi pasur shumë papastërti.
Kjo do të thotë shumë për mua pasi unë jam këtu që prej vitit 1952, që kur kisha hapur ëmbëltoren Pehlivan. Kjo është një ndryshim i madh, shumë e mirë dhe shpresojë që komuna e Çairit të vazhdojë kështu, me këtë ritëm.
Mirë është për ta përshëndetur këtë iniciativë që e ka marrë komuna e Çairit mirëpo pak do të thosha nën thonjëza se kjo është pak, duhet të punohet më tepër pasi nuk do të thotë se vetëm këtu pak të punohet, duhet shikuar edhe pjesët e tjera të qytetit, krahasimi me pjesët e tjera edhe këtu d.m.th ka dallim, por mirë është, le të vazhdojnë kështu.
Po mire është që u ndërtua kjo pushimore, për popullin mire është por duhet akoma me punua. Kjo është një pjesë e vogël që është bërë, duhet më gjallë të jetë këtu, Çarshia e Vjetër, pasi është me emër. Në krahasim si është andej Vardarit dhe këndej, ne jemi shumë pas, pas kemi mbetur.
Projekti Sheshi Pehlivan i kushtoi buxhetit të komunës së Çairit 1.5 milion denarë. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti gjithashtu tha se pas vënies në funksion të shtyllave hidraulike në të gjitha hyrjet e Çarshisë së Vjetër të Shkupit, vazhdon sistematikisht të realizojë rigjallërimin e Çarshisë si dhe paralajmëroi se së shpejti do të përgatitet një plan-projekt për modernizimin e tregut të gjelbër të Bit Pazarit.
Valmir Kuçi