E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Prej 4 marsit të vitit 2005 Ramush Haradinaj është duke u përballur me Tribunalin e Hagës, herë si i akuzuar e herë si i pafajshëm, por asnjëherë deri më tash si i dënuar!
“Dyluftimi” i Haradinajt me Tribunalin tash e gjashtė vjet





Teuta Rexhepi

Rigjykimi i ish-Kryeministrit nuk po shkon ashtu siç është pritur


Prej 4 marsit të vitit 2005 Ramush Haradinaj është duke u përballur me Tribunalin e Hagës, herë si i akuzuar e herë si i pafajshëm, por asnjëherë deri më tash si i dënuar!

Në Gjykatën e Hagës po vazhdon procesi i rigjykimit ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj e Lah Brahimaj. Ai u detyrua të “udhëtojë” për herë të dytë, pas ngritjes së aktakuzës kundër tij në fillim të marsit të vitit 2005.

Akuza e parë

Aktakuza fillestare kundër Ramush Haradinajt Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt u konfirmua më 4 mars 2005. Ramush Haradinaj, i cili në atë kohë ishte kryeministër i Kosovës, e dalë prej institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse demokratike në bazë të Rezolutës 1244 (1990), dha dorëheqjen dhe iu dorëzua vullnetarisht Tribunalit pas marrjes së aktakuzës. Edhe Lahi Brahimaj me të marrë aktakuzën iu dorëzua vullnetarisht Tribunalit. Në kohën e konfirmimit të aktakuzës, Idriz Balaj ishte duke vuajtur një dënim me 13 vjet burgim në Kosovë, i dënuar nga një gjykatë vendore. Të tre të akuzuarit u transferuan në Hagë më 9 mars 2005. Procesi gjyqësor filloi më 5 mars 2007 dhe argumentet përmbyllëse u dëgjuan më 21-23 janar 2008

Lirimi dhe rigjykimi

Rigjykimi i Haradinajt po ndodh pas lirimit të tij nga 37 akuzat po nga kjo gjykatë, në muajin prill të vitit 2008. Mirëpo vendimi që Ramush Haradinaj, njëri nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryeministër i Kosovës, do të dilte sërish para Tribunalit të Hagës për krime lufte për ish-Jugosllavinë, i kishte shokuar dhe zhgënjyer shumë shqiptarë të Kosovës. Rigjykimi i ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, ka filluar me arsyetimin se tani ka evidenca të reja dhe kanë dalë dëshmitarë të rëndësishëm, të cilët e bëjnë të nevojshëm një proces të dyte gjyqësor në Hagë. Mirëpo organi i akuzës, Prokuroria, vazhdimisht po ka probleme për sigurimin e këtyre dëshmive.

Publikuar: 08.11.2011 | 09:50
Lexuar: 481 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime