E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përqindja e shpenzimeve është duke iu afruar 7 përqindëshit, nivel që vlerësohet të jetë i paqëndrueshëm, sikurse janë rritur shqetësimet se ekonomia e tetë botërore nuk mund të përballojë borxhin e saj 1.9 trilionësh dhe se për këtë shkak ka gjasa të kërkojë një paketë ndihme siç kanë bërë Greqia, Irlanda dhe Portuglia.
Vėmendja e BE-sė tek borxhi i madh italian






Fokusi i shqetësimeve për borxhin në Bashkimin Evropian po kalon në Itali, ku shpenzimet dhjetëvjeçare të qeverisë kanë shkuar në 6.67 për qind-niveli më i lartë në Itali që nga themelimi i euros më 1999.

Përqindja e shpenzimeve është duke iu afruar 7 përqindëshit, nivel që vlerësohet të jetë i paqëndrueshëm, sikurse janë rritur shqetësimet se ekonomia e tetë botërore nuk mund të përballojë borxhin e saj 1.9 trilionësh dhe se për këtë shkak ka gjasa të kërkojë një paketë ndihme siç kanë bërë Greqia, Irlanda dhe Portuglia.

Në kohën e rritjes së shpenzimeve, qeveritë duhet të paguajnë një kosto më të lartë duke krijuar një rreth të borxheve.

Kryeministri, Silvio Berlluskoni, ka hedhur poshtë raportet e fundit se po shqyrton dhënien e dorëheqjes në kohën e shqetësimeve për mungesën e aftësisë udhëheqëse në adresimin e gjendjes financiare të vendit.

Mbështetja e tij politike do të testohet, gjatë ditës, me një votim parlamentar rreth financave të qeverisë.

Në ndërkohë, është bërë e ditur se Banka Qendrore Evropiane do t`i bashkohet Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimit Evropian për të monitoruar zbatimin e reformave ekonomike në Itali.

Publikuar: 08.11.2011 | 09:53
Lexuar: 363 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime