E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Maqedonia nuk ka rrezik të preket nga gripi i derrave, pasi rezultatet e para nga Londra rezultuan negative. Kështu deklaruan nga Ministria e Shëndetësisë pas pranimit të rezultateve të para, por nuk përjashtojnë mundësinë e rritjes së rasteve të personave të dyshuar nga ky virus.
Konfirmohet se nė Maqedoni nuk ka grip tė derrave













Maqedonia nuk ka rrezik të preket nga gripi i derrave, pasi rezultatet e para nga Londra rezultuan negative. Kështu deklaruan nga Ministria e Shëndetësisë pas pranimit të rezultateve të para, por nuk përjashtojnë mundësinë e rritjes së rasteve të personave të dyshuar nga ky virus.

Ministri Bujar Osmani tha se për fat të mirë të gjithë personat po zbulohen në fazën e hershme dhe po marrin trajtim përkatës.

“Laboratori referent në Londër dje pasdite vonë na konfirmoi se në Maqedoni në këtë moment nuk ka persona të sëmurë nga gripi i ri A H1 N1, mirëpo ashtu siç edhe mund të pritej, edhe ashtu siç parashikuam ne, numri i personave të dyshuar me këtë virus çdo ditë po rritet, por për fat të mirë ato shpejtë po zbulohen dhe po trajtohen me terapi përkatëse. Të gjitha rastet pozitive të gripit të tipit A që janë konfirmuar në testet e para dhe të shpejta u jepet trajtim përkatës mjekësor.

Kjo nuk do të thotë se ata persona janë të sëmurë nga virusi i ri, mirëpo ata me sukses e pranojnë terapinë dhe e marrin veten”, deklaroi Bujar Osmani, ministër i Shëndetësisë.
Drejtori i klinikës infektive Zvonko Milenkoviq tha se 2 nga 7 pacientët që ishin të hospitalizuar, janë lëshuar për mjekim shtëpiak.

“Në klinikën për sëmundje infektive kemi 5 pacientë të hospitalizuar prej të cilëve njëri është pacient i ri i cili dje rreth orës 15 arriti në klinikë. 2 pacientë gjatë ditës së djeshme janë lëshuar për mjekim shtëpiak, njëri prej tyre është fëmija i parë i dyshuar, dhe një pacientë tjetër është dërguar për trajtim shtëpiak me mbikëqyrje të madhe të epidemiologut”, theksoi Milenkoviq.

Ndërkohë ministri Osmani tha se të dhënat e OBSH-së e bëjnë të pashmangshme përhapjen e pandemi. OBSH-ja sipas Osmanit konsideron se përhapja e sëmundjes nuk mundë të pengohet përmes kufizimit të udhëtimeve apo mbylljes së kufijve, sepse, njerëzit që janë të infektuar me këtë virus ka mundësi që edhe të mos shfaqin simptome ndërsa virusin t’ia përcjellin të tjerëve.

Melihate Rustemi

Publikuar: 03.07.2009 | 14:12
Lexuar: 443 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime