Unë mendoj se kur jeni në gjendje të dëgjoni intuitën nga thellësia e zemrës dhe të ndiqni zemrën, atëherë pse të mos e bëni gjënë që ju duket më e drejtë, - tha Kim-i, pa u ndalur në detaje konkrete që çuan në vendimin për divorcin kaq të shpejtë.
Super ylli Kim Kardashian që bëri xhiron e botës me lajmin për ndarjen nga bashkëshorti Kris Humphries, është shprehur se divorci me basketbollistin erdhi nga zemra. 31-vjeçarja e konfirmoi ndarjen nga Humphries të hënën, pas vetëm 72 ditëve martesë, ndërsa pohon se ishte intuita ajo që i ka diktuar se ishte gjëja e duhur për tu bërë.
Unë mendoj se kur jeni në gjendje të dëgjoni intuitën nga thellësia e zemrës dhe të ndiqni zemrën, atëherë pse të mos e bëni gjënë që ju duket më e drejtë, - tha Kim-i, pa u ndalur në detaje konkrete që çuan në vendimin për divorcin kaq të shpejtë.
Pasanikja që për momentin ndodhet në Australinë e largët, është shprehur se do ti kthejë pas të gjitha dhuratat e dasmës, ndërkohë që i shoqi Kris ka thënë se i vjen shumë keq për aplikimin për divorc të Kim-it dhe do të përpiqet tia ndryshojë mendjen.