E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zyra e shtypit e Qeverisë bëri të ditur se zoti Crvenkovski vlerësoi gjatë takimit marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë, duke theksuar se ekziston mundësia për forcimin e tyre të mëtejshëm.
Berisha-Crvenkovski: Marrėdhėniet Shqipėri-Maqedoni shumė tė mira



Kryeministri Berisha, në vijim të takimeve të zhvilluara sot në Maqedoni, u takua me Kryetarin e LSDM-së, Branko Crvenkovski.

Zyra e shtypit e Qeverisë bëri të ditur se zoti Crvenkovski vlerësoi gjatë takimit marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë, duke theksuar se ekziston mundësia për forcimin e tyre të mëtejshëm.

Në këtë kontekst, zoti Crvenkovski u shpreh se forca politike e drejtuar prej tij i konsideronte shumë të rëndësishme këto marrëdhënie.

Nga ana e tij, Kryeministri Berisha vlerësoi rolin e partisë Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe theksoi se këto marrëdhënie janë të destinuara që të jenë shumë të mira, pavarësisht krahut politik që qeveris të dy vendet. Kryeministri Berisha u shpreh se kjo vizitë ka si qëllim, zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve në fusha me interes të përbashkët.

Në këtë kontekst, Kryeministri Berisha theksoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve infrastrukturore mes dy vendeve, heqjen e barrierave burokratike si dhe krijimin e një hapësire ekonomike mes vendeve të rajonit.

Gjatë takimit, u diskutua ndër të tjera për proceset integruese që po kalojnë të dy vendet, ku theksi u vu tek nevoja e një qëndrimi mbështetës dhe jo bllokues i të gjithë spektrit politik, në favor të reformave që mundësojnë integrimin.

Kryetari i LSDM, Branko Crvenkovski, u shpreh se pavarësisht se forca që ai udhëheq është në opozitë, ajo mbështet çdo reformë që synon integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE

Publikuar: 09.11.2011 | 13:28
Lexuar: 445 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime