E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dy bashkëpunëtorë të ngushtë të ish-kryetarit të Shkupit, Trifun Kostovski, mbrëmë janë arrestuar, për shkak të shpërdorimit të detyrës zyrtare dhe ndërmjetësimit kundërligjor.
Arrestohen bashkėpunėtorė tė ish-kryetarit tė Shkupit









Dy bashkëpunëtorë të ngushtë të ish-kryetarit të Shkupit, Trifun Kostovski, mbrëmë janë arrestuar, për shkak të shpërdorimit të detyrës zyrtare dhe ndërmjetësimit kundërligjor.

Këtë sot e lajmëroi Ministria e Punëve të Brendshme, duke shtuar se bëhet fjalë për personat Z.S. (50) nga Shkupi, konsultant për punë ekonomike-financiare i ish-kryetarit të Shkupit dhe J.H. (37) nga Krusheva, udhëheqës i Sektorit për komunikacion i qytetit të Shkupit dhe kryetar i Komisionit për furnizime publike.

Sipas MPB-së, konsultanti i Kostovskit ka ndërmjetësuar gjatë vendosjes së marrëveshjes për furnizim të pajisjes për semaforë, që duhej të aprovohet nga udhëheqësi i Sektorit për komunikacion. Ai ka inicuar procedurë për furnizim publik, ndërsa bashkë me konsultantët e kanë prolonguar firmosjen e marrëveshjes me sipërmarrjen "Elektrosoft" DOOEL Shkup, e cila në vitin 2005 ka vendosur semaforë në katër udhëkryqe në Shkup dhe e kanë kushtëzuar udhëheqësinë e saj që në dëm personal të paguaj donacion prej gjysmë milionë denarëve (rreth 8200 euro).

Sipërmarrja "Elektrosoft", e cila me vite të tëra ka bashkëpunuar me qytetin e Shkupit dhe vazhdimisht ka pasur kërkesa të papaguara, në vitin 2005 në bazë të marrëveshjes gojore me konsultantin e Kostovskit, ka vendosur semaforë në katër udhëkryqe në Shkup.

Procedura për furnizimin publik të dy prej tyre (te Stacioni hekurudhor dhe Panairi i Shkupit), me qëllim që të legalizohet furnizimi tashmë i kryer, është zbatuar gjatë vitit 2006, pas çka ka vijuar vendosja e marrëveshjes dhe pagesa e borxhit ndaj realizuesit, sipërmarrjes "Elektrosoft".

Për dy udhëkryqet tjera te Bulevardi i sapodepërtuar te shtëpia studentore "Goce Dellçev" dhe në lagjen Hrom, deri në vitin 2008 nuk është zbatuar procedurë për furnizim publik me qëllim që të legalizohet puna tashmë e kryer.

Udhëheqësi i Sektorit për komunikacion i qytetit të Shkupit, personi J.H. në tetor të vitit 2008 ka nisur procedurë për furnizim publik, në të cilën si ofrues më i volitshëm është zgjedhur "Elektrosoft", kryetar i së cilës është personi J.H.

Sipërmarrja që ka vendosur semaforët ka kontaktuar me konsultantin e kryetarit të atëhershëm të qytetit i cili ia ka bërë të ditur se nëse dëshiron të vendoset marrëveshja duhet të paguajë një vlerë prej 500.000,00 denarëve, në emër të donacionit.

"Elektrosoft" ka paguar donacionin në llogarinë e Kopshtit Zoologjik Shkup, pas çka është informuar se marrëveshja është firmosur. Personi kompetent i "Elektrosoft" DOOEL, Shkup rastin e ka paraqitur në MPB, pas çka personi Z.S. (50) nga Shkupi, konsultant për punë ekonomike-financiare i ish-kryetarit të Shkupit dhe J.H. (37) nga Krusheva, udhëheqës i Sektorit për komunikacion i qytetit të Shkupit dhe kryetar i Komisionit për furnizime publike, mbrëmë janë privuar nga liria dhe paraburgosur në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Publikuar: 04.07.2009 | 03:35
Lexuar: 704 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime