La Toya Jackson dhe motra e saj Rebbie janë të kënaqura me gjykimin në të cilin mjeku Conrad Murray është shpallur fajtor për vrasjen e Michael Jackson-it nga neglizhenca. Vetëm disa çaste pas shqiptimit të vendimit, La Toya tha: Drejtësia triumfoi dhe është e kënaqur, derisa Rebbie tha se ndihet mirë që më në fund përfundoi kjo sagë.

Jam e lumtur që e tëra përfundoi. Asgjë nuk do të na kthejë atë, por jam e lumtur që Murray-n e shpallën fajtor, tha Rebbie. La Toya e konfirmoi se ishte pikërisht ajo që në gjyq bërtiti Kjo! pasi që e dëgjoi dënimin. E tërë familja e mbretit të popit ka qenë e pranishme në gjykatë, ndërsa motra tjetër e tij, Janet, e anuloi turneun në Australi, që të jetë e pranishme në marrjen e vendimit.