"Hungaria është njëra nga investitorët më të mëdhenj në Maqedoni. kriza botërore reflektohet në bashkëpunimin ekonomik bilateral, por përpjekjet tona për intensifikimin e saj po vazhdojnë", tha Bence.
Maxhar Telekom në disa vitet e ardhshme planifikon të investojë 180 milionë euro në Maqedoni. Siç kumtoi sot ambasadori hungarez Jozhev Bence gjatë vizitës së Odës Ekonomike, jashtëzakonisht serioze janë angazhimet e vendit të tij për përparimin e bashkëpunimit ekonomik me Maqedoninë.
"Hungaria është njëra nga investitorët më të mëdhenj në Maqedoni. kriza botërore reflektohet në bashkëpunimin ekonomik bilateral, por përpjekjet tona për intensifikimin e saj po vazhdojnë", tha Bence.
"Do t'i japim përkrahje të plotë Maqedonisë për fillim të negociatave. BE-ja tani më tre vite me radhë jep dakordim se vendi është i gatshëm edhe pse ende nuk është caktuar data", theksoi ambasadori hungarez.
Krahas investimit, thonë nga Oda ekonomike, të dyja ekonomike duhet të bashkëpunojnë edhe në prodhimin e dedikuar për tre tregjet, si dhe së bashku të marrin pjesë para fondeve evropiane