"Ju jeni populli më i mirë që është shfaqur ndonjë herë në mesin e njerëzimit, ju urdhëroni për vepra të mira, e ndaloni nga veprat e këqija edhe Allahun e besoni". (Ali Imran:110)
Manifestim madhështor në një atmostferë impozante, me pjesëmarrës të shumtë, OH HILAL organizoi mbrëmje festive me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Në këtë solemnite pjesëmarrës ishte Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, kryetari OH HILAL, Mustafa Dauti, anëtar të Riasetit dhe Kuvendit të BFI-së, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të korit diplomatik në Shkup, përfaqësues të pushtetit lokal, deputet të pavarur, përfaqësues të mediave dhe sektorit civil, mijëra qytetarë, akademikë dhe në përcjellje të drejtpëdrejt nga teleshikues nga i gjithë vendi dhe diaspora përmes Kanalit të dytë në gjuhën shqipe të TV të Maqedonisë dhe televizioneve lokale, si dhe TEK RUMELI TV nga Turqia.
Fillimisht, thuhet në kumtesën e BFI-së, të pranishmit dhe teleshikuesit përcollën dokumentarin kushtuar themelimit të OH El-Hilal, veprimtarisë së saj dhe si e përvetësuan individë të pandërgjegjshëm dhe shfrytëzojnë edhe sot e kësaj dite. Në vazhdën e këtij filmi dokumentar ndoqëm themelimin e OH HILAL që funkisonin dhe vepron në kuadër të BFI-së dhe gjithë atë që po bënë kjo organizatë humanitare duke ju dalë në ndihmë nevojtarëve dhe gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë.
Resi ul Ulema i BFI-së shpalosi një porosi Hyjnore nga Kurani Famëlartë duke përcjellur të gjithë të pranishmive dhe telespektatorëve:
"Ju jeni populli më i mirë që është shfaqur ndonjë herë në mesin e njerëzimit, ju urdhëroni për vepra të mira, e ndaloni nga veprat e këqija edhe Allahun e besoni". (Ali Imran:110)
"Neve po përcjellim Kurban Bajramin, festë që simbolizon sakrificën e gjësë më të dashur që kemi për hir të Allahut, ku këtë frymëzim e përjetojmë nga momenti i paharruar që ndodhi në historinë e njerëzimit me Ismailin a.s, me çrast babai i tij, Ibrahimi a.s deshi ta sakrifikojë djalin e tij për hir të Allahut Fuqiplotë. Nga ajo që perceptuam është se gjithnjë duhet krijuar mundësi që të gjithë individët e shoqërisë tonë janë inde kyçe për të gjithë ne, dhe pjesë e pandashme e shoqërisë tonë. Ashtu të jemi të lidhur që askush mos të e ndjen veten të ndarë prej nesh, ndërsa kjo festë e dëshmoi gjithë atë që ka synim feja Islame, se të gjithë jemi një, para të Madhërishmit, Zot", tha në fjalimin e tij Reis ul Ulema.
Ai shtoi se ky manifestim që po e organizon Organizata Humanitare "Hilal", e themeluar dhe vepron në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame, na grumbulloi të gjithëve pa dallim përkatësisë tonë kombëtare dhe kulturore, si dhe ngjyrës së gjuhës që flasim.
"Sot dhe gjithnjë shpirti ynë do të jetë human dhe solidar ashtu siç ka qenë deri më tani. Kjo fotografi që po shihni tani në këtë skenë na flet për madhështinë që ka Islami mbi shoqërinë, neve kemi fe multietnike dhe të gjithë ndjehemi si një trup. Veshja e këtyre pjesëmarrësve në skenë që është shumëngjyrëshe dhe shumëkulturore dëshmon frymën e konceptit të unitetit ndërvëllazëror, ndërsa të gjitha këto instrumente na prezantojnë një fotografi shumë dimensionale të kulturës islame që kemi kultivuar ndër shekuj. Me një fjalë kjo kornizë që kemi përballë është fakt për zemërgjerësinë që ka manifestuar gjithnjë feja islame për më shumë se XIV shekuj. Tingujt që burojnë nga kjo skenë na bënë përshtypje se ilahitë, kasidet, folklori, janë elemente të besimtarëve musliman që kanë etnitet të ndryshëm e që afërsinë e tillë e ka hartuar vetëm Allahu i Lartëmadhëruar të cilën e ka prezantuar në Kuran duke thënë: 'Ne, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet veti
'", tha Reis ul Ulema.
Ai potencoi se Islami është fe humane që kujdeset për çdo shtresë të shoqërisë, kategori dhe klasë.
"Humanizmi është një doktrinë për dashurinë dhe ndjenjat njerëzore, artikuluar përmes veprës të frymëzuar nga edukatori më i madh i njerëzimit, Muhamedit a.s. Filozofia dhe koncepti i humanizmit dhe ndjenjës së senzibilitetit ndërshoqëror rilind si rezultat i sensit të afërsisë shpirtërore duke perceptuar kërkesën e çdo nevojtari dhe bonjaku. Sakrificën që kemi bërë ditëve që lamë pas neve do ju hapim shtigjet e reja të gjithë atyre që po ndjekin rrugën e edukimit për ti shërbyer popullit, njerëzimit dhe perspektivës së ummetin në tërësi. Neve ndër gjenerata kemi pasur figura dhe personalitete që me forcën e arsyes dhe ngjyrën e penës na lanë testamente shumë të ndritura të cilat na shërbejnë si shenja për të gjet më mirë rrugën e të së ardhmes tonë. Edukimin që kemi trashëguar është një përvojë e pakontestueshme që na lidhë të gjithëve dhe se të njëjtën duhet ofruar brezave të ri. Kjo eksperiencë gjithnjë ka pasur një synim të cilin e kemi ndërtuar si model dhe qasje për të ardhmen e shoqërisë tonë. Shfrytëzoj rastin që në emër të Bashkësisë Fetare Islame të R. së Maqedonisë, në emër të OH Hilal dhe në emrin tim personal edhe një herë ua uroj këtë festë islame, duke iu drejtuar me lutje Mëshirëplotit për ndihmë, mbarësi, shëndet dhe lumturi. Urime të përzemërta u shprehim të gjithë besimtarëve tanë në vend dhe diasporë duke iu dëshiruar mirëqenie dhe harmoni familjare gjatë ditëve të festës së Kurban-Bajrami", tha Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi.
Ndërsa kryetari OH HILAL, Mustafa Dauti tha se manifestimet e këtij lloji do të jenë tradicionale, kushtuar dhe organizuar për festën e Kurban Bajramit. Këtë manifestim edhe më të begatshëm e bënë mysafirët që erdhën dhe u prezentuan me këndimet e tyre enkas për këtë manifestim, siç ishin Abdurahim Sulejman, Aziz Halili dhe Muhsin Sulejmani dhe grupi këndues që u paraqit me disa ilahi dhe këng burimore shqipe.