Ai theksoi se nga ministri Bejta do të kërkojnë mbështetje që Rajoni planor i Shkupit në vitin 2012 të marrë më shumë mjete financiare për projektet të cilat janë të rëndësishme për të gjitha komunat e rajonit dhe shtoi se 18 komuna në rajoni nuk heqin dorë nga ideja për formim të bankës dhe vetëvetiu të financohen në projekte të caktuara.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta sot e hapi seancën e 12-të të Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Shkupit në të cilin shqyrtohet plani për zhvillim të rajonit për vitin 2012.
"Me kryetarët e komunave nga rajoni planor i Shkupit, ndërsa në prezencën e ministrit Bejta dëshirojmë t'i profilojmë projektet për vitin 2012 me të cilat rajoni do të paraqitet bashkarisht. Krahas kësaj në rend dite kemi edhe pika tjera të lidhura me dhënie llogari për financim për buxhetin për vitin 2012, si dhe problemet vijuese", deklaroi kryetari i Rajonit planor të Shkupit dhe kryetari i komunës Gjorçe Petrov, Sokoll Mitrovski para fillimit të seancës.
Ai theksoi se nga ministri Bejta do të kërkojnë mbështetje që Rajoni planor i Shkupit në vitin 2012 të marrë më shumë mjete financiare për projektet të cilat janë të rëndësishme për të gjitha komunat e rajonit dhe shtoi se 18 komuna në rajoni nuk heqin dorë nga ideja për formim të bankës dhe vetëvetiu të financohen në projekte të caktuara.
"Projekti për formim të bankës është në filim dhe shpresoj se si ide do ta realizojmë së shpejti me aprovim dhe mbështetje të ministrive adekuate, BPRM-së dhe të gjitha institucioneve të cilat janë kompetente", tha Mitrovski.
Ministri Bejta deklaroi se Rajoni planor i Shkupit është rajoni më i madh dhe më i zhvilluar në vend në të cilin marrin pjesë numër më i madh i komunave dhe se është shembull se si duhet të punojnë edhe rajonet tjera.
"Si ministër në pajtim me Ligjin për zhvillim të barabartë do të kërkojë mbështetje nga komunat të cilat janë anëtare të Rajonit planor të Shkupit në të ardhmen të realizohet ligji dhe të kemi zhvillim ekonomik të rajoneve planore", tha Bejta.
Ai theksoi se Rajoni planor i Shkupit dallohet nga rajonet e tjera për nga heterogjeniteti i saj për shkak se ka kryetarë të komunave nga të gjitha partitë politike dhe nga të gjitha nacionalitetet.
"Vetëm me bashkëpunim të mirë të gjitha rajonet do të zhvillohen sipas shembullit të Rajonit planor të Shkupit, ndërsa në këtë mënyrë do të zhvillohet edhe eonomia e gjithë shtetit", tha ministri Bejta.
Kryetari i BNJVL-së dhe kryetar i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski theksoi se ideja për hapje të bankës të Rajonit planor të Shkupit është diskutuar edhe në Këshillin drejtues të BNJVL-së dhe shtoi se ideja do të përpunohet dhe në të ardhmen që të shqyrtohen mundësitë ligjore dhe procedurat për hapjen e një bake të tillë.
"Marrim përvoja nga shtetet fqinje ku veçmë ka praktikë të formimit të bankave të këtilla dhe mbetet të shohim se kur dhe vallë mund ta formojmë", tha Trajanovski.
Për problemet me furnizimin e energjisë elektrike dhe ujë të pijshëm në lagjet e ndërtuara pa leje dhe për infrastrukturën e pazgjidhur, kryetari i Shkupit Trajanovski tha se nuk është e rastësishme që u miratua Ligji për legalizimi i objekteve të ndërtuara pa leje dhe shtoi se banorët e këtyre lagjeve duhet të kuptojnë se duhet të paguajnë tatim të pronës.
"Qytetarët të cilët i kanë bërë ndërtimet joligjore duhet të jenë të vetëdijshëm se nuk kanë paguar asgjë që t'u ndërtohet infrastruktura. Është e sigurtë se do të duhet të presin në varshmëri nga mundësitë eë komunave që kjo të bëhet, por të paktën duhet ta paguajnë tatimin e pronës. Nëse nuk jepni asnjë denar për komunat ose Qytetin e Shkupit nuk është e logjikshme të kërkoni diçka nga ata", porositi Trajanovski.