Mediat franceze transmetuan se zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, gjenerali Masud Xhazeri, i është kërcënuar Izraelit me shkatërrim nëse i sulmon instalimet bërthamore të Iranit.
Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, thotë se vendi i tij nuk do të lëshojë pe për çështjen e programit bërthamor, pasi Agjencia Ndërkombëtare të Energjisë Atomike e akuzoi Teheranin se po zhvillon armë bërthamore.
Nuk do të lëshojmë pe aspak, do të vazhdojmë rrugën që e kemi trasuar, tha Ahmadinexhad, duke përsëritur se Irani nuk ka nevojë për bombë atomike. Në raportin më të fundit të Agjencisë thuhet se seriozisht po rritet shqetësimi i komunitetit ndërkombëtar në lidhje me natyrën e programit bërthamor të Iranit, sepse ka indikacione se mund ta përdor për qëllime ushtarake.
Mediat franceze transmetuan se zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, gjenerali Masud Xhazeri, i është kërcënuar Izraelit me shkatërrim nëse i sulmon instalimet bërthamore të Iranit.