Rektori i ri i USHT-së i caktuar nga Ministria e Arsimit, Agron Reka tha se detyra e tij parësore do të jetë konsolidimi i plotë i këtij institucioni të lartë arsimor, zgjedhja e Senatit të ri i cili duhet të zgjedh edhe Rektorin e Universitetit.
Rektori i ri i USHT-së i caktuar nga Ministria e Arsimit, Agron Reka tha se detyra e tij parësore do të jetë konsolidimi i plotë i këtij institucioni të lartë arsimor, zgjedhja e Senatit të ri i cili duhet të zgjedh edhe Rektorin e Universitetit.
Reka tha se ndryshimet në USHT nuk do të bëhen me direktiva partiake, por në shprehje do të vije kualiteti, ndërsa për të, me keqpërdorimet e mundshme do të merren organet kompetente.
Detyra e ime si ushtrues detyre rektor, është që të marr masat përkatëse të sigurohen ato dhe të bëhet konsolidimi të zgjidhet senati i ri, pastaj të zgjidhet rektori i USHT-së dhe me këtë puna ime mbaron që më është besuar nga ana e qeverisë së Maqedonisë. Ndryshime do të ketë në organet udhëheqëse.
Ato që konsiderojnë se nuk duhet të ndryshohen, nuk do ndryshohen por kurrsesi nuk duhet të ju japim ngjyrë politike, nëse punëtori është i mirë i vlefshëm vazhdon të punojë. Nëse ka bë ndonjë parregullsi me atë nuk do merremi ne por organet përkatëse, deklaroi Agron Reka, UD Rektor i USHT-së.
Por nga ana tjetër rektori i shkarkuar Agim Vela tha se vendimi i Ministrisë së Arsimit paraqet ndërhyrje të dhunshme të Ministrisë në autonominë e Universitetit. Vela deklaroi se nga posti i ushtruesit të detyrës rektor i USHT-së mund ta shkarkoj vetëm se senati i këtij universiteti.
Vendimin për shkarkimin e udhëheqësisë së Universitetit dhe marrjen e dhunshme të rektoratit nga ana e personave jo akademikë e konsiderojmë si shkelje flagrante e të gjitha akteve pozitive ligjore në Maqedoni. Nuk do të bëj takim në këto rrethana kur brenda gjenden organet e sigurimit me të ashtuquajturin UD përderisa nuk më shkarkon senati i cili më ka zgjedhur, theksoi Agim Vela, ish UD Rektor i USHT-së.
Rektori Vela dhe gjithë strukturat drejtuese të USHT-së u shkarkuan me një vendim të Ministrisë së Arsimit pas kontrolleve të inspektorëve të cilët konstatuan shkelje të renda të ligjit për punësim si dhe mallverzime tjera financiare, por për të gjitha këto sot askush nga Ministria e Arsimit nuk deshi të prononcohet me arsyetimin se hetimet janë në rrjedh e sipër.
Bashkim Sulejmani