E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Laura Pausini rikthehet. Këngëtarja publikon albumin e ri pas gati 2 vjetësh që qëndroi larg skenës së muzikës, por jo larg studiove të regjistrimit.
Laura Pausini me album tė ri












Këngëtarja e ka prezantuar albumin e saj të ri në Milano, në një konferencë ndërkombëtare për shtyp. Mëse 1 milionë miqtë e saj në Facebook dhe qindra mijëra fansa në faqen e saj zyrtare lëshojnë mesazhe për albumin e ri të këngëtares e cila ka jo pak fansa edhe në Shqipëri dhe në hapsirat ku jetojnë shqiptarë.

“Benvenuto”, kënga e cila parapriu daljen e albumit është firmosur nga vet këngëtarja për të pranishmit. Këngëtarja e njohur nga Italia është shprehur: Dua t’i jap mirëseardhjen në këtë rast gjërave më me vlerë në jetë, të personave që na janë më afër.

Pausini ka punuar gjatë për këtë album i cili është i kuruar shumë profesionalisht dhe që e rikthen këngëtaren pas 2 vjetësh në skenën e muzikës botërore. Albumi do të del me 11.11.2011 dhe do të përmbajë 14 këngë.

Pas publikimit të këtij albumi, këngëtarja italiane do i rikthehet edhe interpretimit live. Takimi i parë me fansat është më 22 dhjetor në Milano, koncert i cili do të nisë kështu edhe turneun botëror që këngëtarja do të mbajë përgjatë vitit 2012.


Publikuar: 09.11.2011 | 21:48
Lexuar: 426 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime