E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Policia tha se të shtënat nuk ishin pjesë e përplasjes, por kishin ndodhur nga një drejtim i panjohur. Të plagosurit ju nënshtruan trajtimit në spitalin në veriun e Mitrovicës, ku njëri prej tyre, Savo Mojsic, ndërroi jetë. Dy të plagosurit tjerë janë, Velko Djordjeviq dhe Ivan Vukomanoviq.
Vdes njėri nga serbėt e plagosur






Policia në Kosovë bëri të ditur se një person ka humbur jetën nga pasojat e plagëve që pësoi bashkë me dy të tjerë në një incident me armë zjarri në një lagje me popullsi etnikisht të përzier në veriun e Mitrovicës. Të tre ata janë të përkatësisë kombëtare serbe, ndërsa njëri prej tyre është pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Policia, e cila ka bllokuar vendin e ngjarjes dhe është duke kryer hetimet, nuk ishte në gjendje të jepte më shumë hollësi rreth incidentit i cili kishte pasuar një përplasje ndërmjet grupesh të serbëve dhe shqiptarëve.

Policia tha se të shtënat nuk ishin pjesë e përplasjes, por kishin ndodhur nga një drejtim i panjohur. Të plagosurit ju nënshtruan trajtimit në spitalin në veriun e Mitrovicës, ku njëri prej tyre, Savo Mojsic, ndërroi jetë. Dy të plagosurit tjerë janë, Velko Djordjeviq dhe Ivan Vukomanoviq.

Incidenti është dënuar nga autoritetet e Kosovës, që u kanë bërë thirrje organeve të rendit “të ndërmarrin të gjitha masat që kryesit e këtij akti të rëndë të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nëpërmjet një komunikate për opinion ka theksuar se “aktet e dhunës janë të patolerueshme dhe të papranueshme që nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në vend”.

Ajo u ka bërë thirrje “të gjithë qytetarëve që të tregojnë maturi dhe qetësi dhe që zgjidhjen e të gjitha çështjeve ta bëjnë përmes rrugëve institucionale duke respektuar ligjin.

Ndërkaq, edhe qeveria e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës “për qetësi dhe maturi, duke u përmbajtur nga çdo akt i dhunës, ngase përdorimi i dhunës është i papranueshëm në shtetin demokratik të Kosovës”, thuhet në një komunikatë për opinion.

Incidenti ka nxitur reagime edhe të zyrtarëve të Beogradit të cilët kanë kërkuar që hetimet të bëhen nga Misioni i Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetarëve serbë në veri që të shmangin çdo incident të dhunshëm.

Incidenti ndodhë në një periudhë tensionesh të larta në veriun e Kosovës, ku serbët lokal po mbajnë të bllokuara të gjitha rrugët që çojnë në vendkalimet kufitare me Serbinë, në shenjë kundërshtimi ndaj shtrirjes së autoritetit të Prishtinës në atë zonë.

Publikuar: 10.11.2011 | 10:18
Lexuar: 316 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime