E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mediat turke informojnë se gjatë tërmetit në Van janë rrëzuar të paktën 25 ndërtesa, me ç'rast vetëm nën rrënojat e hotelit "Bajram", ku ishin të vendosur shumë gazetarë dhe punonjës humanitar, kanë mbetur të bllokuar rreth 50 persona.
Shtatė persona e humbėn jetėn nė njė tėrmet tė ri nė rajonin e qytetit turk Van









Të paktën shtatë persona humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar gjatë një tërmeti të ri me intensitet prej 5,6 ballësh sipas Shkallës së Rihterit, që mbrëmë e goditi rajonin e qytetit Van në Turqinë lindore.

Mediat turke informojnë se gjatë tërmetit në Van janë rrëzuar të paktën 25 ndërtesa, me ç'rast vetëm nën rrënojat e hotelit "Bajram", ku ishin të vendosur shumë gazetarë dhe punonjës humanitar, kanë mbetur të bllokuar rreth 50 persona.

Pjesa më e madhe e ndërtesave të rrënuara u dëmtuan gjatë tërmetit të fuqishëm prej 7,6 ballëve që e goditi rajonin e njëjtë para tre javësh, ku humbën jetën rreth 600 persona.

Televizioni Skaj Turk njoftoi se ekipet shpëtimtare deri tani nga rrënojat kanë nxjerrë të paktën 11 persona të mbijetuar.

Mediat turke informojnë se epiqendra e tërmetit të mbrëmshëm ka qenë në qytetin Edremit, por se atje nuk ka rrënime. Ekspertët këtë e sqaruan me faktin që për dallim nga Edremi i cili shtrihet mbi shkëmbinj, Van gjendet mbi shtresa jostabile të tokës.

Publikuar: 10.11.2011 | 10:59
Lexuar: 582 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime