Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, Dr. Nexhati Jakupi e nënshkroi Projekt dokumentin për projektin Zbutja e ndryshimeve klimatike nëpëmjet përmirësimit të efikasitetit energjetik në sektorin e ndërtimtarisë me Z.nj Ann Marie Ali, përfaqësuese e përhershëme e Programit për Zhvillim të KB (UNDP) në Republikën e Maqedonisë.

Vlera e donacionit është 350,000 , me pjesëmarrje të mbrendëshme prej 10 000 kurse gjatë dy viteve të ardhshme. UNDP CO Maqedonija do të jetë Agjension për zbatimin e projektit, kurse Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor shfrytëzuese e projektit. Projekti është komplementarë me Programin për efikastitet energjetik të Ministrisë së Ekonomisë, i finansuar nëpërmes Agjensionit Austriak për Zhvillim dhe qëllimet e tija plotësohen me ato të programit më të madhë. Në fakt, me projektin do të kontribuoet drejtë përmirësimit të efikasitetit energjetik në sektorin e ndërtimtarisë, kurse nëpërmjet sajë dhe deri te zvogëlimi i ndikimit të këtij sektori ndaj ndryshimeve klimatike. Në mes tjerash, projekti do të zhvillojë mapë me parametra detalë klimatikë e cila do të jetë bazë për zhvillimin e akteve nënligjore për këtë sektor për pilot-komunat e caktuara dhe do të punohet në ngritjen e vetëdijes së publikut për avansimin e diturive të lidhura me masat për rruajtjen e energjisë dhe mjedisit jetësor.