E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të dy bashkëbiseduesit e vlerësuan si të përmbajtësor dhe ambicioz programin e ri për decentralizim 2011 – 2014 me ç'rast ministri Bejta tha se në ecuri është edhe përgaditja e Planit aksional për vitin 2012.
Bejta: Angazhohem pėr decentralizim tė vėrtetė dhe pėr forcimin financiar tė komunave







Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta në kabinetin e tij realizoi takim pune me ambasadorin e OSBE-së në Maqedoni Ralf Bret. Një nga temat kryesore për të cilën u bisedua në këte takim ishte Programi i ri për decentralizim 2011 – 2014 dhe forcimi i bashkëpunimit midis dy palëve.

Të dy bashkëbiseduesit e vlerësuan si të përmbajtësor dhe ambicioz programin e ri për decentralizim 2011 – 2014 me ç'rast ministri Bejta tha se në ecuri është edhe përgaditja e Planit aksional për vitin 2012.

Për realizimin e suksesshëm të Programit të ri për decentralizim 2011 – 2014 është formuar grup pune që do të ketë për detyrë ta realizoj dhe të përcjellë procesin e realizimit të kësaj detyre mjaft të ndërlikuar dhe të rëndësishme.
Bejta: Angazhohem për decentralizim të vërtetë dhe për forcimin financiar të komunave

Qëllimi është që të forcohen komunat në të gjitha segmentet si në aspektin administrativ ashtu edhe në ate organizativ dhe njëkohësisht qytetarët të kenë mundësi t’i kryejnë punë në qytetet e tyre.

"Angazhohem për decentralizim të vërtetë dhe për forcimin financiar të komunave. Decentralizimi bëhet për qytetarët dhe jo për kryetarët e komunave", tha ministri Bejta.

Ambasadori i OSBE-së Ralf Bret duke i uruar ministrit Bejta postin e ri tha se para tij ka sfida dhe punë të rëndësishme të cilat duhet të zgjidhen. Ai tha se OSBE-ja ka qenë mjaft aktive gjatë kësaj periudhe në Maqedoni dhe se është e interesuar që të jetë aktive dhe të jep kontributin e vet edhe në të ardhmen.

Ambasadori Ralf Bret e ftoi Ministrin e Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta të merr pjesë Konferencën që do t'i kushtohet procesit të decentralizimit që gjatë muajit të ardhshëm do të organizohet nga OSBE-ja.

Publikuar: 10.11.2011 | 15:18
Lexuar: 407 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime