E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kërkova nga ministri që të shfrytëzoj autoritetin e tij në qeverinë e Maqedonisë për disa çështje thelbësore që kanë të bëjnë për rritjen e kapaciteteve financiare sidomos të komunave rurale në Republikën e Maqedonisë por edhe të gjitha komunave tjera, tha kryetari i Komunës së Osllomesë z. Fatmir Dehari.
Salla sportive e fshatit Zajaz gati nė maj tė vitit 2012





Ministri i Vetëqeverisjes Lokale z. Nevzat Bejta, i vizitoi Komunën e Zajazit dhe Komunën e Osllomesë të rajonit të Kërçovës. Z. Bejta në Komunën e Zajazit u takua me kryetari e kësaj komune z. Musli Musliu, me të cilin biseduan për projektet të cilat janë realizuar, ato të cilat janë në rrjedhë dhe për projektet të cilët do të realizohen në të ardhmen. Ministri Bejta dhe kryetari Musliu, nga afër i panë punë rreth ndërtimit të sallës sportive e cila është duke u ndërtuar në shkollë fillore të fshatit Zajaz. Z. Bejta tha se mjetet për këtë sallë janë ndarë dhe punët pritet të përfundojnë në afatin e paraparë.

“E njoftova kryetarin e komunës se salla sportive ku kanë filluar punimet vitin e kaluar, në afatin e paraparë në maj 2012 kjo sallë sportive duhet të përfundoj për shkak se Ministria e Vetëqeverisjes Lokale i ka siguruar mjetet e parapara për financimin e këtij projekti i cili do të kushtoj afro 600 mijë euro”, tha ministri Bejta.
Kryetari i komunës së Zajazit z. Musli Musliu i prezantoi para ministrit Bejta projektet në infrastrukturë në komunën e Zajazit të parapara gjatë vitit 2011 dhe projektet e tjera të cilat do ëi realizohen në vitin 2012.

“Kemi një sërë projektesh duke nisur nga projekti i ujësjellësit të fshatit Llapkin Dol, ujësjellësi regjional prej te kilometri i 9-të që përfshinë pjesën më të madhe të fshatrave të Zajazit. E informuam ministrin edhe për rrugët të cilët tani më janë përmbyllur siç është rruga magjistrale M4 Drogomisht i madh dhe Drogomisht i vogël dhe rrugët tjera të cilat do ë vazhdojmë gjatë vitit 2012 dhe aplikimet e reja që i kemi bërë rrugën e lagjës xhuma dhe për shumë projekte tjera”, dekalroi kryetari Musliu. Ministri Nevzat Bejta i shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Zajazit z. Musli Musliu, e vizituan edhe shkollën fillore Rexho Rushit Zajazi ku u takuan me drejtorin e kësaj shkolle Zemri Dervishi.

Salla sportive e fshatit Zajaz gati në maj të vitit 2012
Takimin e radhës Ministri i Vetëqeverisjes Lokale z. Nevzat Bejta e realizoi në Komunën e Osllomesë dhe u takua me kryetarin e saj z. Fatmir Dehari. z. Bejta dhe z. Dehari, biseduan për disa çështje të cilat janë thelbësore për komunat në vend dhe problemet dhe projektet që i ka kjo komunë.

Kryetari i komunës së Osllomesë z. Fatmir Dehari, tha se për këtë komunë si projekte më prioritare për këtë komunë janë rruga Jagoll – Popojan dhe Haranjell dhe rruga për në fshatin Qafë që do ta kishte zhvilluar turizmin malor dhe do ta lidhte Komunën e Osllomesë me Komunën e Gostivarit.

Salla sportive e fshatit Zajaz gati në maj të vitit 2012
Kërkova nga ministri që të shfrytëzoj autoritetin e tij në qeverinë e Maqedonisë për disa çështje thelbësore që kanë të bëjnë për rritjen e kapaciteteve financiare sidomos të komunave rurale në Republikën e Maqedonisë por edhe të gjitha komunave tjera, tha kryetari i Komunës së Osllomesë z. Fatmir Dehari.

“Në këtë rast kërkova implementimin e ligjit për zhvillim të barabartë, rritjen e tatimit të vlerës së shtuar nëm këtë rast decentralizimin fiskal dhe poashtu rritjen e tatimit personal që janë kërkesa të parashtruara edhe nga ana e BNJVL-së dhe pres rezultat që në të ardhmen këto tre segmente të rëndësishme të implementohen dhe të marrin seriozitet nga qeveria e Republikës së Maqedonisë.
Minsitri i Vetëqeverisjes Lokale z. Nevzat Bejta tha se me kryetarin e komunës së Osllomesë kanë biseduar për shumë probleme me të cilat ballafaqohen komunat në vend.

“z. kryetari i parashtroi problemin që është shumë i arsyeshëm zbatimin në praktikë të ligjit për zhvillim të barabartë. Të gjithë kryetarët e komunave dhe veçanërisht kryetarët e regjioneve të cilët marrin pjesë në këshillin nacional ku bëhet ndarja e mjeteve nga buxheti i ministrisë së vetëqeverisjes lokale të jenë më aktiv dhe e kanë përkrahjen time si ministër i MVL-së që mjetet të cilat ndahen t’u takojnë regjioneve. Tatimi i vlerës së shtuar do të rritet deri në vitin 2013, por duhet të bëhet plotësim ndryshimi i ligji. Për tatimin personal ne e kemi diskutuar në fazën fillestare dhe kemi kërkuar që të veprojmë ashtu siç veprojnë shtetet e BE-së dhe SHBA-ve. BNJVL-ja propozon që të jetë 30% tatimi personal, por unë them që të ketë rritje edhe më të madhe, megjithatë e përkrahi kërkesën që është reale dhe do të shkoj në interes të gjitha komunave në nivelin republikan”, u shpreh Ministri i Vetëqeverisjes Lokale z. Nevzat Bjeta. Sipas kryetarëve të komunës së Zajazit dhe Osllomesë z. Musliu dhe z. Dehari, kjo ishte vizita e parë e një ministri të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Publikuar: 10.11.2011 | 17:21
Lexuar: 559 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime