Sipas mediave serbe, fatkeqësia ndodhi kur automobili tentoi që të arrijë një tjetër automobil në pjesën e rrugës ku nuk ka qenë e lejuar, ndërsa kamioni ka ardhur nga drejtimi i kundërt dhe drejtëpërdrejtë u përplas në të.
Tre shtetas të Maqedonisë në mëngjes e humbën jetën në përplasje të drejtëpërdrejtë të automobilit dhe kamionit në autostradën Nish -Shkup tek Banja e Bujanocit transmetojnë mediat serbe.
Zëdhënësi i Drejtorisë policore në Vranjë Dragan Stamenkoviq deklaroi se tre shtetasit e Maqedonisë, të cilët ishin në automobilin, e humbën jetën në vendin e ngjarjes, përderisa shoferi i kamionit u lëndua.
Aksidenti rrugor ndodhi në orën 7 e 20 minuta tek Banja e Bijanocit dhe të gjithë të vdekurit kanë qenë në automjetin të tipit "fiat bravo" e cila ka lëvizur drejt kufirit të Maqedonisë.
Sipas mediave serbe, fatkeqësia ndodhi kur automobili tentoi që të arrijë një tjetër automobil në pjesën e rrugës ku nuk ka qenë e lejuar, ndërsa kamioni ka ardhur nga drejtimi i kundërt dhe drejtëpërdrejtë u përplas në të.
Në mëngjes në atë pjesë të rrugës ka pasur mjegull të dendur, prandaj edhe supozohet se ajo është njëra ndër arsyet për aksidentin e rëndë rrugor.
Aksidenti në aksin rrugor "Vranjë-Preshevë" ka qenë në ndërprerje më shumë se tre orë, ndërsa trafiku është realizuar nëpër rrugët alternative.