E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për herë të fundit kjo datë ka qenë më 11 nëntor të vitit 1911 dhe atëherë ndodhi një ngjarje e çuditshme pasi temperaturat ranë me rreth 16 gradë brenda një dite. Moti ndryshoi menjëherë dhe stuhi dëbore goditën SHBA-në.
Tė premten momenti unik: 11.11.11 mė 11.11.11








Ka shumë nga ata në internet që thonë se ai do jetë momenti që shënon fundin e botës. Të tjerë thonë se ai është momenti i duhur për tu martuar.

Të premten ora dhe data do jenë në një kombinim perfekt numrash, që ndodh njëherë në njëqind vjet. Kështu, në orën 11.11.11 të datës 11.11.11, për një sekonde do kaloni një moment unik.

Madje edhe më skeptikët do ndalojnë për një moment e do mendojnë për këtë çast. Shumë njerëz mendojnë se numri 11 ka fuqi magjike.

Për herë të fundit kjo datë ka qenë më 11 nëntor të vitit 1911 dhe atëherë ndodhi një ngjarje e çuditshme pasi temperaturat ranë me rreth 16 gradë brenda një dite. Moti ndryshoi menjëherë dhe stuhi dëbore goditën SHBA-në.

Të premten në kinema shfaqet premiera e filmit me titull 11-11-11, që tregon për jetën e një njeriu që përndiqet nga numri 11. Të premten festohet edhe Dita e Veteranëve që shënon mbarimin e Luftës së Parë Botërore.

Arsyeja se përse njerëzit i kushtojnë rëndësi këtij numri quhet ndryshe edhe apofonia- kërkimi për të gjetur modele tek gjërat rastësore. Ajo është shumë e rëndësishme sidomos për ata që luajnë bixhoz.

Publikuar: 10.11.2011 | 17:55
Lexuar: 511 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime