Banorët e ishullit ngjitur, El Hierro, janë grumbulluar për të ndjekur këtë spektakël, i cili vijon. Deri tani ishulli i ri ka një sipërfaqe prej 70 metrash ndërsa pritet që shpërthimi mund të vijojë për javë të tëra duke bërë që ishulli të zmadhohet.
Një ishull i ri po lind si pasojë e aktivitet të një vullkani nënujor pranë ishullit Kanarinë. Flluskat e vullkanit po nxjerrin në sipërfaqe shkëmbinj, të cilët po shpërndahet në sipërfaqe dhe si pasojë po formojnë ishullin më të ri në Tokë.
Banorët e ishullit ngjitur, El Hierro, janë grumbulluar për të ndjekur këtë spektakël, i cili vijon. Deri tani ishulli i ri ka një sipërfaqe prej 70 metrash ndërsa pritet që shpërthimi mund të vijojë për javë të tëra duke bërë që ishulli të zmadhohet.
Magma e vullkanit që po krijon ishullin, pritet që të bashkohet me ishullin ekzistues të El Hierros.
Banorët po mendojnë për emrin e ishullit të ri.
Vullkani nënujor u aktivizua nga një tërmet 4.3 ballë që goditi ishullin këtë të dielë. Vullkani ka 500 boçe nga të cilat del magma. Vullkani ka shkaktuar më shumë se 10 000 lëkundje në katër muajt e fundit.
Edhe pse ishujt Kanarinë janë 100 km larg kufirit perëndimor të Marokut, ato janë pjesë e Spanjës.
Pavarësisht kësaj ajo është pjesë autonome dhe është pjesa më e largët e Bashkimit Evropian.