E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Po planifikoni pushime? Ja një udhërrëfyes i vogël. Nëse dëshironi të vizitoni Sicilinë, njërin prej ishujve më të mëdhenj të Mediteranit, iu presin shumë befasi. Kombinimi i ndikimeve klimatike, konfigurimi i bregut dhe mikpritja e rreth 5 milionë banorëve ndjehet në çdo hap
Sicilia – parajsa nė tokė!











Po planifikoni pushime? Ja një udhërrëfyes i vogël. Nëse dëshironi të vizitoni Sicilinë, njërin prej ishujve më të mëdhenj të Mediteranit, iu presin shumë befasi. Kombinimi i ndikimeve klimatike, konfigurimi i bregut dhe mikpritja e rreth 5 milionë banorëve ndjehet në çdo hap.
Ndikimi i arkitekturës dhe artit grek në Sicili është i pashmangshëm, gjë që secilin turist e kthen në kohën kur kah mesi i shekullit VIII para epokës së re, ky ishull ishte pjesë e qyteteve të pasura greke në jug të Italisë, që quhej Greqia e Madhe.

Duke studiuar Sicilinë, do t’iu mahnitin tempujt e mëdhenj grek, teatrot dhe skulpturat e shumta në mjedis unik shoqëror. Plazhet e fshehta përrallore, koha me diell gjatë pothuajse tërë vitit dhe atmosfera e gjallë në rrugë të qyteteve do ta habisin secilin vizitorë. Ndjenjë e veçantë është shëtitja nëpër rrugët e kryeqytetit, Palermo, nëpër shtigjet antike të Agrigentos, t’i përkuleni madhështisë së Arkimedit në Sirakuzë apo të hulumtoni luginat e vullkanit Etna.

Kënaqësi e veçantë është të kaloni kohën në pushimoret e njohura, prej të cilave Giardini Naksos është vend ideal për përjetim të plotë të ishullit. Në gjithsejtë 13 kilometra nga pushimorja më e njohur, Taormine dhe në gjysmë të rrugës nga Missina drejt Katanias në bregun lindor të Sicilisë me pothuajse 10 mijë banorë kjo qytezë e vogël është magnet për turistët e tërë botës. Lagjja e vjetër e peshkatarëve dhe kolonia e vjetër greke, sot është pushimore e njohur moderne me qendra të bukura tregtare, promenadë të famshme, Tisandors. Plazhët e bukura dhe kaltërsia karakteristike e detit, do t’iu bënë të ndjeheni sicilian tipik.

Pas një dite dinamike plot diell, mos i harroni restorantet autentikë sicilianë, klubet dhe baret që krijojnë atmosferë të jashtëzakonshme. Ndonjë kafshatë e specialiteteve vendore si pasta me sardele dhe kroket nga orizi me ndonjë gotë të verës së famshme, Marsala, do të kontribuojë në kuptimin e plotë të gastronomisë ishullore.
Thjeshtësia në Sicili, gëzohet me të gjitha shqisat.

Publikuar: 04.07.2009 | 04:27
Lexuar: 1789 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
antonella (21/02/2012 17:07:52) sicilia sempre sarai il postio delle meravigle ..io anche se vivvo sono origini alabnese per te vivvero e moriro e u giuramento ..............antonella

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime