Si rezultat i bashkëpunimit të organizatës CED me organizatën UNICEF dhe Ministrinë e arsimit, më 10 Nëntor edhe në rajonin e Tetovës u realizuar kampanja për parandalimin e dhunës nëpër shkolla të quajtur Së bashku për shkolla pa dhunë
Si rezultat i bashkëpunimit të organizatës CED me organizatën UNICEF dhe Ministrinë e arsimit, më 10 Nëntor edhe në rajonin e Tetovës u realizuar kampanja për parandalimin e dhunës nëpër shkolla të quajtur Së bashku për shkolla pa dhunë
Projekti filloi me implementim në fillim të muajit shtator ku ishin të përfshirë të gjitha shkollat fillore dhe ato të mesme në rajonin e Tetovës dhe Tearcës. Në fazën e parë ishin të parapara punëtori të ndryshme kreative, me qëllim ngritjen e vetëdijes se nxënësve për shmangje të akteve të dhunshme nga shkollat nga të gjithë faktorët relevant që veprojnë në këto shkolla. Në këtë fazë të rinjë patën mundësi të kontribuojnë në krijimin e fazës përfundimtare, pra ngjarjes ku fëmijët do ti dërgojnë mesazhet e tyre të të gjithëve.
Faza e dytë e projektit kishte të bëjë me krijimin e një koregrafie të përbashkët, ku 60 fëmijë do të luajnë në një ritëm, me qëllim senzibilzimin e të gjithë qytetarëve, të rinjëve dhe nxënësve tjerë që në çdo moment të luftohet dhuna nëpër shkolla të ndryshme. Ngjarja kryesore u implementua në qendrën e Tëtovës, ku përveç nxënësve nga shkolla të ndryshme edhe kalimtarët e rastit patën mundësi të ndjekin ngjarjen dhe tI dëgjojnë porositë e ndryshme nga nxënësit të kyçur në projekt.
Projekti realizohet në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në R.Maqedonisë dhe njejta ngjarje implementohet në të gjitha qytetet e shtetit.
Ky projekt ishte më se i nevojëshëm duke qenë të vetedijshëm për gjendjen e shkollave në rajonin e Komunës së Tetovës, ku akte të dhunshme dëgjohen shpesh, dhe shpresojmë i njejti të vazhdojë në ardhmëri.