E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me 29 votat e maxhorancës dhe kundërshtinë unanime të votave të opozitës këshilltarët e zgjedhur nga qytetarët e Tiranës i kanë hapur dritën jeshile këtyre projekteve.
Bashkia e Tiranės, miraton Planin Urbanistik, Xhaminė dhe sheshin “Skėnderbej”




Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar me votat e maxhorancës projektin që i hap rrugë fillimit të hartimit të Planit të Përgjithshëm Urbanistik të Tiranës si dhe projektit për rehabilitimin e sheshit “Skënderbej” dhe Xhaminë e madhe.

Me 29 votat e maxhorancës dhe kundërshtinë unanime të votave të opozitës këshilltarët e zgjedhur nga qytetarët e Tiranës i kanë hapur dritën jeshile këtyre projekteve.

Ndërsa i vetmi projekt që i ka bashkuar këshilltarët e majtë dhe të djathtë ka qenë ai për ngritjen e komisionit për ndërtimin e xhamisë së madhe me unanimitet të plotë.

Xhamia e madhe e Tiranës pritet të ndërtohet në sheshin e Namazgjasë, pranë Parlamentit.

Në fjalën e mbajtur për Planin Urbanistik kryebashkiaku Lulzim Basha u shpreh se, nuk ka pasur një Plan Urbanistik dhe mungesa e tij ka qenë shkak për problemet e shumta në Tiranë.

Duke iu drejtuar këshilltarëve të opozitës Basha tha se, “Në këtë Plan Urbanistik ju do të keni të drejtë të thoni atë që mendoni dhe të qytetarëve që përfaqësoni. Në përfundim të procesit do të keni të gjithë mundësinë të shprehni mendimin tuaj, nëse ka grupe që janë mënjanuar, apo të çdo shtrese të qytetarëve të Tiranës, ju kërkoj të jeni pjesë e procesit. Interesat e qytetarëve të Tiranës duhet të na bashkojnë”.

Më tej kryetari i grupit të Këshilltarëve socialist Aldrin Dalipi tha se, Plani Urbanistik i bërë nga një studio zvicerane prej 2 vitesh ndodhet në zyrën e Kryeministrit Berisha, me vlerë 2 milionë euro. Dalipi tha se, “Ne nuk kemi përgjegjshmërinë që të shkelim me këmbë fondet e donatorëve të cilët për publikun duhet të jenë transparente dhe që mund të çojnë në akte korruptive. Vota jonë si këshilltarë të opozitës do të jetë kundër”, u shpreh Dalipi.

Ndërkaq me 29 vota pro dhe 21 kundër u miratua edhe projekti për rehabilitimin e sheshit në qendër të Tiranës.

Nëpërmjet këtij projekti të Bashkisë, synohet kthimi i sheshit “Skënderbej” në një shesh për këmbësorët, por pa eliminuar lëvizjen e automjeteve.

Rehabilitimi ka të bëjë me ndërtimin e aksit të qarkullimit të makinave, për të shfryrë trafikun e rënduar këtu në qendër të Tiranës

Më tej gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak me 29 votat e maxhorancës u miratua edhe Organika e Bashkisë së Tiranës si dhe rregullorja e bashkisë.

Publikuar: 11.11.2011 | 00:10
Lexuar: 374 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
ERGI (08/03/2012 10:58:23) i modhi i tirones zoti lulzim basha mezi presim te na ndertosh kullat mbrapa pallatit kultures.....

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime