E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Magma e vullkanit që shpërtheu në ishujt Kanarie gjatë tetorit është depozituar vazhdimisht në një thellësi 20 metra brenda ujit dhe si rrjedhojë, majat e disa shkëmbinjve kanë dalë në sipërfaqe. Nga vëzhgimet, duket se bëhet fjalë për një masë solide, e cila do të formojë një ishull të ri të vogël.
Lindja e njė ishulli tė ri





Një ishull i ri është duke u krijuar pranë brigjeve portugeze, si rrjedhojë e depozitimit të llavës së vullkanit “El Hierro”.

Magma e vullkanit që shpërtheu në ishujt Kanarie gjatë tetorit është depozituar vazhdimisht në një thellësi 20 metra brenda ujit dhe si rrjedhojë, majat e disa shkëmbinjve kanë dalë në sipërfaqe. Nga vëzhgimet, duket se bëhet fjalë për një masë solide, e cila do të formojë një ishull të ri të vogël.

I ndodhur disa qindra metra në thellësinë e detit, ai është në gjendje të shihet me sy të lirë nga brigjet e ishujve Kanarie, ndërsa banorët janë duke u përpjekur që të gjejnë një emër për tokën e re të sapokrijuar. Midis mundësive, “El Hierro” duket se është ajo më realja.

Vullkani i “El Hierros” ka një zgavër të madhe mbi një kodër nga ku ka rrjedhur llava, por edhe disa zgavrra të tjera nënujore, të cilat forcojnë efektin e tokëformimit.

Vetë ishujt Kanarie janë ishuj magmatikë, të formuar nga vullkanet e ndodhura qindra mijëra vjet më parë. Shpërthimi i fundit në “El Hierro” kishte ndodhur në vitin 1793 dhe që prej atëherë, “përbindëshi” kishte qëndruar i fjetur.

Publikuar: 11.11.2011 | 10:45
Lexuar: 405 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime