Më heret, vetëm këngëtarja Barbara Mandrell ka mundur që në dy edicione radhazi të marrë trofeun si artistja më e mirë e muzikës country. Në ceremoninë e marrjes së këtij trofeu, Swift nuk e ka fshehur emocionin.
Këngëtarja Taylor Swift është shndërruar në femrën e dytë në historinë e muzikës botërore që ka mundur të kurorëzohet me trofeun Argëtuesja e Vitit në Country Music Awards.
Më heret, vetëm këngëtarja Barbara Mandrell ka mundur që në dy edicione radhazi të marrë trofeun si artistja më e mirë e muzikës country. Në ceremoninë e marrjes së këtij trofeu, Swift nuk e ka fshehur emocionin.
Ky është një falënderim për të gjithë fansat të cilët mbushën stadiumet dhe arenat në gjithë botën këtë vit. Jam shumë e lumtur që kishim aq shumë për të luajtur këtë vit. Ju e keni ndërtuar këtë vit timin, ka thënë Swift gjatë pranimit të çmimit.
Grupi Band Perry fitoi çmimin Artisti i Ri i Vitit, derisa kënga e tyre If I Die Young u zgjodh Kënga dhe Singli i Vitit. Ndër të tjerët artistë që u nderuan ishin, me çmimin albumi i vitit u nderua Jasom Aldem për My Kinda Party, i cili po ashtu fitoi edhe çmimin ngjarja muzikore e vitit me këngën Dont You ëanna Stay, një duet me Kelly Clarkson.
Ndërsa triumfi i Swift për shumëkënd nuk ka qenë një surprizë, pasi përgjatë këtij viti, këngëtarja ka qenë një ndër më të suksesshmet, dhe koncertet e saj kanë ndjellë fansa në të gjithë botën.