Kolegjiumi i përkohëshëm i Rektoratit të Universiteit Shtetërorë të Tetovës e ka mirëpritur vendimin për zgjedhjen e Dr. Agron Rekës për ushtrues të detyrës rektor i USHT-së.
Kolegjiumi i përkohëshëm i Rektoratit të Universiteit Shtetërorë të Tetovës e ka mirëpritur vendimin për zgjedhjen e Dr. Agron Rekës për ushtrues të detyrës rektor i USHT-së.
Zëdhënësi i USHT-së, Fatmir Ajruli thotë se vendimi është marrë me unanimitet nga shumica e dekanëve të fakulteteve të universitetit.
"Të gjithë ishin në të njëjtin mendim se duhet filluar të punohet në mënyrë shumë efektive dhe duke respektuar ligjet dhe statutin e USHT-së", tha zëdhënësi Ajruli.
Sipas tij shumë njerëz kanë sakrifikuar që universiteti të themelohet dhe të legalizohet. "Është për të ardhur keq se si njerëzit që thirren në këtë sakrificë dëshirojnë që përsëri Universitetin ta nxjerin nga sistemi dhe ta bëjnë përsëri jolegal", thekson Ajruli.
Bashkim Sulejmani