Është lehtë të kesh dy deputetë dhe 1,4 për qind rejting në elektorat, e të flasësh për politika të mëdha, prishje qeverie dhe koalicionesh, formim të koalicioneve të reja qeveritare ku dy votat e juaja nuk luajnë asnjë rol, reagon Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me konferencën për shtyp të RDK-së, ku është thënë se krijimi i qeverisë së koalicionit të gjerë, ngjashëm si në vitin 2001 është një nga dy alternativat e mundshme për të dalë nga ky qorrsokak politik në Maqedoni.

"Që të bësh propozime të tilla, dhe ato të mos jenë në nivel të tezave të analistëve politikë, që çdo ditë i shikojmë në mediume, duhet të jesh i legjitimuar politikisht nga ana e elektoratit dhe të kesh qasje, takime dhe biseda për rrjedhat e përgjithshme politike vendore, rajonale si dhe ndërkombëtare. Atëherë mund të japish propozime serioze për rrjedhat politike. Deri atëherë, Çdo gjë tjetër është vetëm një tentim për faktorizim të vetvetes në skenën politike dhe marrje edhe të ndonjë vote më tepër në elektorat me dhënien e propozimeve të pa analizuara", thuhet në reagimin e BDI-së.