E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Material i shkëputur nga libri në dorëshkrim “GOLGOTA SHQIPTARE” pjesa e VI 1980-1990, që pritet të botohet shume shpejt.
Mr.Sci.  Isak Sherifi flet pėr ngjarjet e demonstratave tė nxėnėsve tė 1989 nė shkollat e mesme nė Tetovė







Prof. Ismet Jonuzi-Krosi

Mr. Sci. Isak sherifi flet për ngjarjet e demonstratave të nxënësve të 1989 në shkollat e mesme në Tetovë

Cilat ishin motivet themelore qe ju me shokët, te demonstroni për mos mbajtjen e mësim dhe demonstruat kundër ligjit antishqiptar të Savo Klomivskit. Pra, ju si nxënës i shkollës së mesme u organizuat dhe demonstruat kundër padrejtësive të arsimit ndaj popullit shqiptar në vitin 1989.


Ndonëse ngjarjet që ndodhnin në Kosovë, në vitin 1989 me suprimimin e autonomisë së Kosovës, këto u reflektuan edhe tek ne shqiptarët në Maqedoni së pari u organizuan demonstrata në Kumanovë e më pas përpjekjeve edhe në Gostivar, me çka i erdhi radha edhe ne të organizoheshim si shkollarë të mesëm në Tetovë. Atë botë, unë isha nxënës i vitit të tretë në Qendrën e Shkollës së Mesme së Orientuar. “Mosha Piade”, që ndryshe e njohim si shkolla e mesme e bujqësisë. Filluam përpjekjet e para që të organizojmë një demonstratë, që edhe u kurorëzua si e tillë, e cila pa dyshim se ishte rezultat i ngjarjeve të sipërpërmendur, pasuan arrestimet e shumë shkove të mi.

Arrestimi im ndodhi më 28 Mars 1989, me aktakuzën e solidarizimit dhe mbështetës i demonstratave në Kosovë e me theks të veçantë të demonstratave në Ferizaj. Në këtë periudhë kohore u burgosëm mbi 15 nxënës dhe atë nga 1 deri më 6 vite burg, unë u dënova me 5 vite burg me aktakuzën në mënyrë decime aty shkruan se e tërë familja jemi të indoktrinuar me “nacionalizmin dhe separatizmin shqiptar”, po aty shkruan se, unë rrjedh nga një mjaft e rrezikshme ngase siç dihet se atëherë vëllai im ishte i dënuar me 15 vite burg me aktakuzën “për shkatërrimin e rendit kushtetues të Jugosllavisë”.

Familje që ndër shekuj duke filluar nga sundimi osman, ajo e mbretit dhe të Titos, ju keni qenë gjithmonë në vijën vertikale kundër zbatuesve?

Derisa unë isha në paraburgim, në të njëjtën kohë ndodhi burgosja e vëllait tjetër Jusufit, i cili ishte anëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës, dhe në atë periudhë isha në paraburgim të cilin ma zgjatën edhe tre muaj, në Kosovë e agjenturat serbe burgosin edhe vëllain tim të tretë. Ne si familje pasi që burgosem unë dhe dy vëllezërit tjerë, filloi persekutimi apo thënë golgota e familjes sime, pra në vitin 1989 këtu në Tetovë pushteti komunist ua konfiskoi të gjithë anëtarëve të familjes pasaportat, me çka për ngjarjet në Gazimestan, prindërit e m’i për një javë rresht janë paraqitur në Organet e Sigurimit këtu në Tetovë, që ishte synimi kryesor i shërbimeve që të jenë të sigurt e nën kontroll të rreptë se nuk e lëshojnë Tetovën.

Unë do të veçoja rast konkret, me burgosjen time dhe të shokëve, qëndrimi i shumë profesorëve ka qenë dinjitoz pa përmendur me emra sepse disa prej tyre më pas edhe morën parapërjshtime e përjashtime nga vendet e punës nga shkolla jonë. Pra, kemi pasur mbështetës, por unë pasi dola prej burgu, m’u morë e drejta që të vazhdoja shkollimin e mesëm në Tetovë, që unë më pas vazhdova shkollën e mesme në Prishtinë.

Si u ranë në fije deri në arrestimin tua?

Arrestimi im ndodhi në shkollë. Si sot më kujtohet, ora ishte 13. 45 minuta, kur në klasë u fut zëvendës drejtoresha, e cila hapi ditarin dhe u ndal tek emri im e pyeti se kush është Isak Sherifi? Unë u çova në këmbë e më tha se duhet të shkoj te drejtori i shkollës, më të shkuar atje, pas pak u futën dy inspektorë që kishin qëndruar në një dhomë aty pranë drejtorisë, m’i lidhën duart e më thanë se na duhesh në polici ku kemi të realizojmë një bisedë informative dhe më pas do të kthehesh sërish në shkollë për të vazhduar mësimin. Por, kjo nuk ndodhi, për 24 orëve u lëshua fletarrestim im për paraburgim për 30 ditë, por para se të bëheshin 30 ditë lëshonin fletarrest dhe kështu qëndrova në 5 muaj të tërë në hetuesi.

Si e vlerësoni procesin e aktgjykimit tua dhe të shokëve?

Unë, mendoj se, gjykimet që ndodhën, vetëm përshpejtuan një proces që tek të rinjtë, të cilët në mënyrë graduale filluan të shprehin solidarizimin me ne, edhe pse pati edhe shumë të tjerë që nuk u solidarizuan me ne, por derisa ne ishim në burg, ishin soladirizuar me vizita të shpeshta me familjen time e me prindin tim tashme të ndjerë, kanë ndihmuar aq sa kanë mund, por kurrë nuk janë distancuar nga ne. Aktgjykimi në sallë, ka ndodhur papritmas se, unë kam pritura të më skadojë afati i paraburgimit, që unë sinqerisht nuk e kam pritur aktgjykimin që të ndodhë aq marifetllëqet që vetëm sigurimi i atëhershëm dinte dhe mundte ta bënte. Ditë kur kam dalë në gjykim, prindërit e mia kanë qenë të informuar, por nuk kanë mund ta dinë familja se në cilën sallë, dhe kjo ndodhi në një sallë pa auditorium, edhe pse nëna, baba dhe anëtarët tjerë të familjes sime kanë kërkuar që të jenë në sallë në procesin e aktgjykimit, por gjykatësi shqiptar Ismail Fazliu, u ka thënë se ju nuk keni të drejtë të merrni pjesë në aktgjykim se, djali juaj Isak Sherifi ka dashtë me gurë ta shkatërrojë Jugosllavinë.

Unë u dënova me 5 vjet burg, por i bëra plot 23 muaj në burg, prej të cilave 11 muaj kam qëndruar në izolim në paviljonin e mbyllur në burguan e Tetovës qëndrova 6 muaj dhe 5 në pavijon të mbyllur. Edhe pse kishte filluar të shkatërrohet Jugosllavia, por kjo në shumë pak segmente u reflektua për të burgosurit politikë shqiptarë në Maqedoni. Unë u lirova dy muaj pasi që u lirua vëllai im Bilall Sherifi nga burgu i Idrizovës, pra në nëntor 1990.

Kujtime apo mbresa që nuk shlyhen kurrë në jetë nga burgu?

Vizitat kanë qenë mjaft delikate, gjatë hetuesisë tim prej 5 muajve që ishte prej 5 deri 10 minuat vizita, mua nuk më lejohej që të flisja me ta në gjuhën shqipe. Vizitat ishin të parapara në gjuhën maqedonase, por kurrë nuk kam folur në gjuhën maqedonase, sepse vizitat që më bëheshin nuk zgjatnin më shumë se një apo dy minuta se unë nuk pranoja të flisja kurrë në gjuhën maqedonase.

Porosia juaj drejtuar opinionit me rastin e 20 vjetorit të burgosjes që mjerisht nuk u shënuan në asnjë lloj forme?

Demonstratat e Kumanovës, Gostivarit dhe të Tetovës, edhe pse kurrë nuk dua që të bëhem lokalist, që dua t’i përfshijë edhe shokët tjerë që ne mbajmë kontakte të rregullta edhe me këta që janë këtu dhe ata që jetojnë dhe punojnë jashtë. Ishte një shenjë e qartë se shqiptarët në Maqedoni duke filluar në demonstratat e 1968 dhe të atyre të 1981, janë një shenjë se histori më e re nuk mund të shkruhet edhe pa ne shqiptarët në Maqedoni.

A shkoi në vend amaneti juaj si i burgosur politik?

Nga vitet 1990, gjendja për ne shqiptarët është tepër më e avancuar, por përpjekjet e shqiptarëve në Maqedoni janë realizuar që me themelimin dhe legalizimin e Universitetit të Tetovës, ai privat i UEJL, gjuha shqipe nga dita në ditë po avancohet dhe besoj se një ditë edhe do të jetë zyrtare siç na takon, Kosova ishte përcaktuar për republikë në kuadër të ish-Jugosllavisë, ajo u prishë dhe Kosova falë angazhimeve të aleatëve tanë nga Evropa dhe SHB-ve dhe kuptohet të shtetit shqiptar Shqipërisë pa mos lënë anash edhe kontributin e shqiptarëve tjerë e me theks të veçantë ne në Maqedoni me çka edhe u realizua Pavarësia e shtetit të Kosovës në më 17 shkurt të vitit 2008.

Universiteti i Tetovës, edhe këtu ju ishit në ballë të mbështetjes. Ju ishit të burgosur edhe për këtë ide mjaft fisnike për shqiptarët.

Pa hezitim, nismën dhe fillimin e punës së Universitetit të Tetovës e kam mbështetur me tërë qenien time duke filluar nga protestat dhe demonstratat e para. Edhe pse në atë kohë kam qenë njëri ndër drejtuesit e Unionit të Studentëve të Universitetit të Tetovës, prandaj, unë jam kuadër nga ky universitet dhe besoj thellë se ky institucion është promotori i shqiptarëve. Sot jam asistent në këtë universitet. Me nismën e Tiranës dhe të Prishtinës do të bëjmë një ditë edhe Akademinë tonë Shkencor, ta kanë obligim që trupi në fjalë duhet t’i koordinojë në planin akademik, pra plan veprimet shkencore dhe politike e të na homogjenizojë në të kundërtën do të jemi humbës në kohë.

Publikuar: 11.11.2011 | 21:06
Lexuar: 2805 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime