Zëdhënësi i SPB-së, Stefan Dimovski deklaroi për INA se të gjitha nxënësit e përfshirë në incident si dhe disa nga prindërit e tyre janë marrë në pyetje për të sqaruar shkaqet e këtij incidenti. MPB sot pritet zyrtarisht të jap një version më të plotësuar lidhur me incidentin.
Një incident është shënuar mbrëmjen e djeshme në Strugë ku disa nxënës shqiptarë janë përleshuar me ata maqedonas.
Sipas mediave në Maqedoni të cilat citojnë policinë në Ohër, përleshja masive ka ndodhur ndërmjet nxënësve shqiptar të shkollave të mesme Dr.Ibrahim Temo nga Struga dhe atyre maqedonas të shkollës së mesme elektroteknike Sv.Naum Ohridski, për arsye akoma të panjohura. Në këtë incident njoftohet vetëm se disa nxënës kanë pasur dëmtime të lehta.
Zëdhënësi i SPB-së, Stefan Dimovski deklaroi për INA se të gjitha nxënësit e përfshirë në incident si dhe disa nga prindërit e tyre janë marrë në pyetje për të sqaruar shkaqet e këtij incidenti. MPB sot pritet zyrtarisht të jap një version më të plotësuar lidhur me incidentin.
Në Strugë vitet e fundit janë shtuar incidentet ndëretnike midis nxënësve shqiptarë dhe maqedonas.