E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Erdhi nga Amerika për të vizituar Kosovën, arsyeja e vetme ishte se i dashuri i saj është shqiptar. Modele e njohur tashmë në Amerikë, me një sukses të jashtëzakonshëm edhe jashtë vendlindjes së saj. Me një prejardhje të përzier, babai amerikan kurse nëna domenikane, derisa edhe ajo veten e quan domenikane. Që në fillimet e saj është cilësuar si fytyrë shumë e bukur, përveç asaj që edhe kurorat nëpër evenimentet botërore të bukurisë, shumica prej tyre kanë shkuar për vajzat latino amerikane. Gjithashtu femrat nga Amerika latine janë shquar edhe për “prapanicë të bukur” gjë të cilën e gjen edhe te Rosa. Modelja 21-vjeçare, Rosa Gough, ka një vit që ështe duke përjetuar momente të bukura në lidhje dashurie me bokserin kosovar Elvir Muriqin. Jetojnë të dy në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse jeta atje u mundëson të bëjnë karrierë të suksesshme. Në një bisedë të cilën e zhvilluam për “Panorama plus” ajo rrëfen gjëra interesante rreth karrierës dhe jetës së saj, ndërkohë që për Rosën është intervista e parë për një gazetë shqiptare.
Rosa Gough: Unė modelja e famshme amerikane e dashuruar me boksierin shqiptar










Intervistoi: Blerand Rexhepi


Si kanë qenë hapat e parë në industrinë e modës, në çfarë moshe ke filluar të merresh me modelizëm?

Industria e modës më ka pëlqyer që kur kam qenë e vogël! Hapat e parë i kam filluar kur kam mbushur 16 vjet, atëherë e kam takuar menaxherin e modeleve në Republikën Domenikane, Sandro Gusman, dhe prej asaj kohe kam filuar të punoj si modele.

Si e përshkruani me pak fjalë vetveten, nga jeni me prejardhje?

Unë kam lindur në Republikën Domenikane ku edhe kam kaluar një pjesë të gjatë të jetës, babain e kam nga Amerika veriore kurse nënën domenikane, por kur dikush më pyet se nga jam, unë përgjigjem se jam domenikane.

Keni menduar ndonjëherë të zgjeroni famën tuaj në botë, sikur t’ju jepej mundësia do sfilonit edhe për ndonjë stilist shqiptar?

Nuk kam menduar asnjëherë pasi ndihem rehat kështu si jam dhe ku jam, por nëse oferta ekziston pse jo, gjithçka është e mundur…

Rosa Gough


Në përgjithësi çfarë dini për shqiptarët?

Di që shqiptarët kanë prejardhje Ilire, është popull shumë i vjetër dhe që Kosova është shteti më i ri në botë, vend nga vjen edhe i dashuri im..

Prej sa kohësh jeni në lidhje me Elvirin?

Në muajin gusht bëhet 1 vit që jam lidhur me Elvirin.

Surpriza më e këndshme që ka bërë Elviri për ju?

(Qesh) Po unë me Elvirin jemi bashkë gjithë kohën dhe i dimë krejt gjërat e njëri tjetrit, nuk kemi shumë supriza por jetojmë çdo moment të jetës ashtu siç është më mirë.

Keni vizituar Kosovën, si keni kaluar atje?

Po e kam vizituar Kosovën. Unë jam rritur në një ishull ku është shumë nxehtë gjithmonë ndërsa në Kosovë kam qenë në muajn shkurt kur ishte shumë ftohtë. Në përgjithësi Kosova më ka pëlqyer shumë, ka një popull fenomenal dhe shumë të mirë, gjithashtu një karakteristikë e veçantë që më ka lënë përshtypje ka qenë ushqimi, ishte shumë i mirë. Kosova është e bukur, kuptohet edhe me njerëz të bukur…

Si shkojnë raportet, cili xhelozon më shumë?

Normal Elviri është shumë xheloz, kurse unë jo edhe aq, kam dëgjuar se shqiptarër xhelozojnë shumë.

Bashkëjetoni me Elvirin?

Unë kam banesën time, por shpesh gjendemi tek njëri tjetri, kurse së shpejti kemi vendosur edhe të bashkëjetojmë.

Po planet në aspektin profesional?

Tani jam duke punuar rreth botimit të një libri timin, por gjithashtu kam në plan të bashkpunoj edhe me “Victoria secret”.

Në fund një porosi për vajzat shqiptare?

Nëse dëshiron të bëhesh diçka, gjithmonë mundesh, vetëm beso në vetvete dhe puno shumë për të arritur qëllimin e duhur.

Rosa Gough

Publikuar: 04.07.2009 | 08:45
Lexuar: 1782 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime