Tuberkulozi po rikthehet? Kështu të bëjnë të mendosh kronikat e ndryshme. Faktikisht sëmundja nuk është zhdukur kurrë, por sot mund të kurohet, edhe pse...
Janar 2008: kishte filluar të kollitej dhe mjeku i familjes, pasi kishte harruar që djali dhe bashkëshorti i gruas ishin kuruar nga tuberkulozin (TBC-ja) e kishte këshilluar të merrte ca mykolitikë dhe të ndërpriste duhanin. Diagnoza ishte përcaktuar vetëm para një viti. Megjithatë mikrobi kishte përfituar nga situata, duke infektuar shumë persona të tjerë: në një shkollë me 851 nxënës, 43 fëmijë dolën pozitivë ndaj testeve që u kryen, ndër 19 të tjerë kishin TBC aktive.
Tetor 2010: Në Pjemonte kishte filluar të kollitej një mësuese e shkollës fillore dhe vetëm pas tri muajsh doktori, mes dyshimesh kishte drejtuar për te specialisti. Edhe në këtë rast në tre shkollat fillore, të komunave të ndryshme, mes 398 studentëve dhe 77 kolegëve, 33 nxënës dhe 11 punëtorë rezultuan pozitivë ndaj testit, por asnjëri i sëmurë. Rasti i fundit është edhe më i njohuri: më 25 korrik në mbrëmje një infermiere që u çua në urgjencë sepse dyshohej se ishte me TBC, rezultoi pozitive ndaj testeve dhe analiza radiografike evidentoi një vatër infeksioni. E shtruar menjëherë në spital, ajo u tregoi doktorëve se shenjat e para i ishin shfaqur në prill. Për siguri, të gjithë fëmijët që ishin vizituar në spital nga ajo, prej janarit e deri në korrik, iu nënshtruan testeve. Prej tyre 150 fëmijë rezultuan pozitivë, por asnjëri, të paktën deri sot, i sëmurë. Mos vallë tuberkulozi po rikthehet?
I fuqishëm
Në historinë e saj, sëmundja e TBC-së ka pasur mijëra emra. Para 130 vjetësh, më 20 prill të vitit 1882, në Berlin gjatë një mbledhjeje të Shoqërisë së Fiziologjisë, mikrobiologu gjerman Robert Koch thoshte se kishte arritur të kultivonte bacilin e tuberkulozit nga pështyma e një të sëmuri dhe e cilësonte si përgjegjës të të gjitha formave të kësaj sëmundjeje. Sot e dimë që bacili është Mycobacterium tuberculosis, pra një kryqëzim mes një bakteri dhe një kërpudhe. Kjo gjë shpjegon arsyen pse shumohet shumë ngadalë dhe për murin e tij të veçantë qelizor, i reziston pjesës më të madhe të antibiotikëve.
Efektet
Në vitin 2009, 27 shtetet e BE-së shënuan 79.665 raste të TBC-së me një mesatare 15,8 raste në çdo 100 mijë banorë. Mes këtyre ka vende me një tregues veçanërisht të lartë, siç është Rumania (108 raste çdo 100 mijë banorë), por edhe vende me tregues të ulët, si Islanda (2,8 çdo 100 mijë banorë). Edhe në Itali, nga viti 1950 deri më sot, është asistuar në një ulje të vazhdueshme të rasteve të TBC-së, gjë që shpjegohet si me përmirësimin e kushteve të jetesës, ashtu edhe me përdorimin e antibiotikëve. Edhe pse me një ritëm të ngadaltë, rastet e TBC-së vazhdojnë të ulen: nga viti 1995 deri në 2008-n, sinjalizimet e TBC-së kaluan nga 9,2 në 6,5 në çdo 100 mijë banorë (nga 5225 raste në 3877 raste në vit). kjo e dhënë e rendit Italinë te vendet me përqindje të ulët.
Karakteristikat
Zakonisht gjërat që ndriçojnë nuk janë ar. Nëse bazohemi te të dhënat e vitit 2008, do të shohim se 73% e risive vjen nga zonat ku sistemi shëndetësor publik është më efikas. Nëse diagnostikon një TBC, je i detyruar me ligj që ta tregosh. Faktikisht ndonjëherë i trembemi qendrave të vogla shëndetësore, të cilat mund ti drejtojnë të sëmurët te specialistët privatë, duke e mbajtur të fshehtë rastin.
Vonesa
Një problem tjetër i rëndësishëm është vonesa e diagnozës. Disa studime kanë treguar se simptomat e para kuptohen dy muaj pasi është shfaqur sëmundja: 60 ditë ku i sëmuri takohet me njerëz dhe ua transmeton bakterin të tjerëve. Por cila është simptoma që duhet të na alarmojë? Një kollë e vazhdueshme dhe jo akute, një rënie e vogël peshe dhe djersitje gjatë natës janë shenjat më të zakonshme. Këtyre mund tu shtohet temperatura dhe ndonjëherë hemorragjia, kur pështyni gjak. Pra, TBC-ja është një sëmundje e rëndë, e cila duhet marrë seriozisht dhe kuruar mirë, ose situata mund të bëhet kritike.