E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas të dhënave nga policia e Durrësit, mësohet se viktima është Gentjan Zguri i moshës rreth 35 vjeç nga Tirana. Sipas të dhënave paraprake, viktima është qëlluar me armë gjahu duke marrë dy plumba në kokë në afërsi të automjetit të tij me targa AA 672 DA.
Durrės, ekzekutohet me armė zjarri 35-vjeēari







Një ngjarje e rëndë është shënuar në qendër të qytetit të bregdetar të Durrësit. Një person është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas të dhënave nga policia e Durrësit, mësohet se viktima është Gentjan Zguri i moshës rreth 35 vjeç nga Tirana. Sipas të dhënave paraprake, viktima është qëlluar me armë gjahu duke marrë dy plumba në kokë në afërsi të automjetit të tij me targa AA 672 DA.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në afërsi të godinës së Tatim- Taksave, e njohur si një nga zonat më të populluara të qytetit bregdetar. Megjithatë, autori i cili ka kryer krimin ka qëlluar në mes të ditës mbi viktimën Gentjan Zguri, i cili ka mbetur për disa minuta në mes të trotuarit, ashtu i vdekur.

Mësohet se Zguri ishte punonjës i një firme private në kryeqytet, ndërsa dyshohet se vrasja e tij ka ndodhur për motive hakmarrje, por nuk përjashtohet edhe pista të tjera. Megjithatë, një grup hetimor po punon, për zbardhjen e shkaqeve të vërteta të kësaj ngjarje.

Publikuar: 12.11.2011 | 15:31
Lexuar: 338 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime