E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Raporti prej 345 faqesh zbulon gamën e korrupsionit dhe vë në dyshim institucionet, ministritë, bankat, shërbimet doganore, mediat, avokatët etj.
Gruaja e Ben Ali kishte 1000 palė kėpucė luksoze






Gruaja e Ben Ali kishte 1 000 palë këpucë luksozeTUNIZI - Një mijë palë këpucë luksoze, 1 500 copë bizhuteri, por edhe rezerva pajisjesh shëndetësore janë gjetur në bodrumet e pallatit të presidentit të përmbysur Zine Al Abidine Ben Ali dhe të bashkëshortes së tij Lejla Trabelsi, mësohet nga një raport i publikuar sot në Tuniz.
"Më vjen turp. Ka përse të ndjej turp", deklaroi Néji Baccouche, një jurist i cili prezantoi për shtypin raportin e Komisionit hetimor kombëtar për korrupsionin dhe shpërdorimet e regjimit të dikurshëm.

"Propozoj që ky pallat, në Sid Bou Said, pranë Tunizit, të bëhet muze", deklaroi ai.

Raporti prej 345 faqesh zbulon gamën e korrupsionit dhe vë në dyshim institucionet, ministritë, bankat, shërbimet doganore, mediat, avokatët etj.

"Kemi shqyrtuar 5 000 dosje 320 prej të cilave i janë dorëzuar Ministrisë publike për hetim gjyqësor", bëri të ditur Baccouche, duke u shprehur se komisioni ka marrë 11 000 kërkesa për hetim.

Sipas raportit, "korrupsioni dhe keqpërdorimet kanë prekur të gjitha fushat, sidomos administratën, drejtësinë, sektorin e pronave të palujtshme, disa sektorë shtetërorë, tregjet publikë, projektet e mëdha, privatizimin, telekomunikacionet, sektorin e financës, mediat dhe bankat".

Komisioni ia paraqiti raportin presidentit të përkohshëm Fued Mebazaa, i cili ka urdhëruar konfiskimin e pronave të familjes së zgjeruar të ish-presidentit dhe të bashkëshortes së tij, dhe u shpreh për nevojën e "kërkesës së llogarisë për të gjithë ata që kanë cënuar kombin dhe kanë vjedhur pasuritë e tij".

Publikuar: 12.11.2011 | 15:37
Lexuar: 471 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime