Rektori i USHT-së Prof. dr. Agron Reka për mediat në Shqipëri deklaroi se kjo marrëveshje parashikon që Universiteti Kristal dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës do të promovojnë dhe këmbejnë anëtarë të stafit akademik për të ndërmarrë pune kërkimore të përbashkëta dhe aktivitete mësimdhënieje, apo të bashkëpunojnë në projekte të tjera me interes të përbashkët, duke përfshirë workshope, trajnime, seminare dhe konferenca.
Një delegacion i Universitetit Shtetëror të Tetovës i përfaqësuar nga Rektori Prof. dr Agron Reka, Prorektori për shkencë, Prof. Dr. Reshat Qahili, dhe Shefja e Zyrës për Marrëdhëniet me Jashtë, Valdrina Fetai, qëndruan për vizitë zyrtare në Universitetin Kristal të Republikës së Shqipërisë.
Rektori i USHT-së Prof. dr. Agron Reka në Universitetin Kristal u prit nga Rektori Prof. Dr. Hektor Cocoli, ku u bisedua për nevojën e shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit ndër universitar. Në kuadër të kësaj vizite, rektorët Reka dhe Cocoli, nënshkruan Marrëveshje bashkëpunimi në mes dy universiteteve.
Rektori i USHT-së Prof. dr. Agron Reka për mediat në Shqipëri deklaroi se kjo marrëveshje parashikon që Universiteti Kristal dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës do të promovojnë dhe këmbejnë anëtarë të stafit akademik për të ndërmarrë pune kërkimore të përbashkëta dhe aktivitete mësimdhënieje, apo të bashkëpunojnë në projekte të tjera me interes të përbashkët, duke përfshirë workshope, trajnime, seminare dhe konferenca.
Po ashtu UK dhe USHT UK do të shkëmbejnë materiale kërkimore dhe studime, publikime, kurrikula dhe informacione për qëllime mësimdhënëse dhe kërkimore shkencore.
Më pas delegacioni nga USHT u prit në një takim pune nga Presidenti i Kompanisë Z. Ahmet Muçaj. Rektori Prof. dr. Agron Reka në këtë takim u shpreh se Universiteti Kristal është padyshim i pari i llojit të tij në Ballkan përsa i përket zhvillimit dhe investimeve në fushën e arsimit. Zyra për Informim