Prof. Dr. Arbër Çeliku, me rastin e organizimit të Konferencës së lartpërmendur, po të njëjtën ditë, mori pjesë edhe në debatin televiziv në TVSH, me temë Përdorimi i standardit në ditën e sotme, krahas Prof. Dr. Shezai Rrokajt, Prof. Dr. Gianni Belluscio, Prof. Dr. Valter Memisha, prof. Dr. Aljula Jubani dhe Prof. Dr. Mimoza Priku, në të cilin debat ai e ka përfaqësuar denjësisht Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. dr. Arbër Çeliku, mori pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare, të titulluar: Gjuha standarde dhe variantet dialektore, e cila u organizua nga Fakulteti i Filologjisë dhe Historisë, Departamenti i Gjuhësisë të Universitetit të Tiranës.
Me kumtesat e tyre në këtë Konferencë shkencore morën pjesë gjuhëtarë dhe letrarë të shquar nga Shqipëria, Kosova, Italia dhe Maqedonia, si: Prof. Dr. Shezai Rrokaj, Prof. Dr. Ethem Likaj, Prof. Dr. Shefkie Islami, Prof. Dr. Rami Memushaj, Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj, Prof. Dr. Mimoza Gjokutaj, Prof. Dr. Gianni Belluscio, Prof. Dr. Imri Badallaj, Prof. Dr. Bardh Rugova, etj.
Krahas këtyre shkencëtarëve të dalluar, Dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Arbër Çeliku referoi me kumtesën: Marrëveshja e Ohrit, një faktor i rëndësishëm në shtrirjen e gjuhës standarde shqipe në gjithë piramidën shtetërore në Republikën e Maqedonisë.
Gjatë referimit të tij, Prof. Çeliku pasqyroi në mënyrë të thukët problemin e përdorimit të gjuhës standarde në RM, duke iu referuar periudhës para arritjes së Marrëveshjes së Ohrit, ku gjuha shqipe ka pasur vetëm statusin e gjuhës minoritare dhe përdorimit të gjuhës standarde shqipe pas arritjes së Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, me çrast gjuha shqipe gjen një përdorim më të gjerë: në administratën shtetërore, në Kuvend, nëpër media, në universitete, që do të thotë se gjuha shqipe gradualisht po fiton statusin e dygjuhësisë në Republikën e Maqedonisë.