E diel, 23.11.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndokush nuk e ka parë me vëmendje këtë dukuri, por të tjerë janë indinjuar, pse jo edhe fyer. E kjo jo vetëm për faktin që qoftet, nuk shkojnë shumë me librin dhe artin, por edhe me faktin se qoftet vijnë nga Beogradi. A nuk kishte më afër?, - pyet ndokush.
Qofte dhe aheng serb nė panairin e librit, botuesit: Ndihemi tė fyer







Të gjithë vizitorëve të panairit ju ka rënë në sy në hyrje të Pallatit të Kongreseve, tenda e ngritur në të majtë ku gatuhen e ofrohen qofte Beogradi. E në mos janë ulur për të ngrënë ose e kanë parë pa vëmendje, ata kanë dëgjuar muzikën sllave që "konkurronte" zërin e Inva Mulës që dëgjohej brenda në panair. Ndokush nuk e ka parë me vëmendje këtë dukuri, por të tjerë janë indinjuar, pse jo edhe fyer. E kjo jo vetëm për faktin që qoftet, nuk shkojnë shumë me librin dhe artin, por edhe me faktin se qoftet vijnë nga Beogradi. A nuk kishte më afër?, - pyet ndokush.

Por, qoftet serbe para panairit kanë shqetësuar jo vetëm me erën që përhapin apo me muzikën që i shoqëron, ku thuhet se ka tekste antishqiptare... Botuesit kosovarë të pranishëm në panair reagojnë ashpër duke argumentuar qëndrimin e tyre. Kështu, përfaqësuesit e shtëpive botuese "Dukagjini" Pejë, "Buzuku" Prishtinë, "Faik Konica" Prishtinë, "BSS" Prishtinë njëzëri kundërshtojnë këtë dukuri, duke u shprehur të irrituar për faktin që jashtë shiten qofte serbe, ndërsa stendat brenda i kanë ngritur po serbët.
Sipas tyre, paratë që serbët po marrin në Tiranë, mu në zemër të Shqipërisë e nga shqiptarët, po përdoren kundër shqiptarëve në Mitrovicë e më gjerë.... Mendohet se shuma që ka marrë kompania serbe për ngritjen e stendave mund të jetë plus-minus 30 mijë euro, ndërsa botuesit përveç se ndihen të ofenduar, shohin tek serbët që ofrohnë qofte e muzikë, edhe një lloj karshëillëku. E në fakt, ne iu afruam atyre për t'i pyetur se ku kanë marrë leje që kanë ngritur tendën, por kur iu folëm shqip na panë vëngër, edhe kur iu folëm anglisht po ashtu. Kur i pyetëm nëse flasin anglisht, ata thanë: "No". Edhe kjo, qe vëngër.

I njëzëri me ta është edhe Kosta Papa, që në panair vjen si autor e botues, e sa i takon profesionit, është jurist i të Drejtës Ndërkombëtare. Papa e ngre zërin fuqishëm në intervistën e mëposhtme.

Në hyrje të panairit është vënë një stendë ku vizitorët mund të ulen e të ushqehen me qofte serbe. A shkojnë qoftet me librin kaq shumë?

Fakt i këndshëm! Nga sa po kuptojmë ne, aspekti teknik i organizimit të panairit është lënë në duart e serbëve të Beogradit. Ky fakt, na lë të aludojmë se këto firma të huaja që mbështesin panairin apo e "organizojnë" atë, duke qenë taksapaguese në vendin e tyre, shkojnë kundra Europës. Pra, firmat përmes biznesit që ushtrojnë në Tiranë marrin para, taksohen nga qeveritë e tyre, dhe këto të fundit me këto taksa që shkojnë në miliona apo miliarda financojnë veprime edhe kundra nesh.

Çfarë nënkuptoni me këtë?

Dua të them se një pjesë e madhe e buxhetit serb shkon edhe për barrikadat në Veri të Kosovës, prej të cilave shqiptarët po vuajnë, e thënë ndryshe këto para shkojnë edhe për anticivilizimin dhe shkeljen e të drejtave themelore të qytetarëve, të lëvizjes e komunikimit të tyre. Në këtë mënyrë qoftet pranë panairit, dhe para Pallatit të Kongreseve janë të njëjtat qofte që shiten në rrugët e Kroit të Vitakut, në rrugët e Jarinjës, dhe janë po ashtu njëlloj me qoftet që shiten mbas togjeve të zhavorrit mbi urën e Ibrit.

Kur folët për organizim teknik, çfarë nënkuptoni?

Deri më tani folëm për kuzhinën ku futen qoftet, por siç duket e tërë prapavija e panairit nuk është shqiptare. Ne nuk e dimë se sa për qind!!! Po si ka mundësi që nuk u gjend në 7 republika ku jetojnë shqiptarë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Greqi, Serbi, Mal të Zi e Turqi, një kompani shqiptare që të vijë të ngrejë stendat dhe të gatuajë edhe qofte para panairit?! Domethënë në mbi 10 milionë shqiptarë që jetojnë në 7 republika, nuk u gjet një biznesmen a një kompani shqiptare që të vijë të organizojë panairin kryesor të librit shqip e një tjetër të na ushqejë?! Tek organizimi i panairit futet ngritja e stendave, ku të gjithë ne ekspozojmë librin shqip e përkthimin në shqip. A mund të mos e vëmë në dyshim që mbas këtyre teknikëve të ketë njerëz që në fakt na përgjojnë në mes të Tiranës, në zemër të shqiptarëve, tanimë që kemi ngritur zërin për çështjen shqiptare?!

A ua keni komunikuar këtë shqetësim organizatorëve të panairit?

Në këtë zallamahi të madhe e me shumë vizitorë, mungon koha e hapësira për të komunikuar. Aq më tepër se tani nuk ka më kohë për të rikuperuar këtë gabim. Unë e ngre zërin vetëm që të mos përsëritet në një herë të dytë.

Ju sillni në panair, libra nga arvanitasit...

Është hera e parë që u bë një përpjekje privatisht nga idealistët e çështjes kombëtare për të krijuar një stendë të përbashkët për shqiptarët e Greqisë. Këtu ka libra për ta dhe prej tyre. Si për herë të parë arritëm diçka dhe prezantojmë libra që flasin për histori pellazgo-iliro-shqiptare mbi 5000-vjeçare. Mes këtyre librave ka edhe nga më të rëndësishmit e kohës që për nga numri i shitjeve, hyjnë në terminologjinë e best-sellërave, por në tjetër kuptim. Këtu përmendim Niko Stylo me veprën "Truskishte-toskërishte", e të po këtij autori edhe "Fjalorin katërgjuhësh" të Daniel Voskopojarit, por kemi edhe fjalorin greqisht-shqip të Panajot Kupitorit. Në panair është i pranishëm edhe Jorgo Jero, President i Komitetit të shqiptarëve të Greqisë (zëvendës i Aristidh Kolës) dhe Niko Stylo, një profesor i njohur dhe pellazgolog.
(Gazeta Shqiptare)

Publikuar: 12.11.2011 | 18:05
Lexuar: 825 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime