E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në vend të dytë është Gjiri Halong në Vietnam. Mes qindra masivëve të shkëmbinjëve, e ujit të pastër të detit, shtrihet një natyre enigmatike e magjepsëse.
7 mrekullitė e natyrės
Nëpërmjet votimit në internet dhe përzgjedhjes së specialistëve, fondacioni “New7wonders”, me qendër në Zvicër përzgjodhi shtatë “mrekullitë e reja të natyrës”.

Nga Amazonat në Amerikën Latine deri tek Mali Table në Afrikën e Jugut, shkurtimisht një përshkrim:

1) Në vend të parë janë vendosur pyjet e Amazonës. Pasuria e rrallë e globit në Amerikën Latine, përvec ajrit të pastër e mrekullisë së pamjes nga lartë, të largojnë nga bota e qytetruar dhe të jep mundësinë të shohesh se si do të ishte bota pa industrinë, shto këtu edhe pasurinë e shumëllojtë të florës dhe faunës.

2) Në vend të dytë është Gjiri Halong në Vietnam. Mes qindra masivëve të shkëmbinjëve, e ujit të pastër të detit, shtrihet një natyre enigmatike e magjepsëse.

3) Ujëvarat Iguazu, një perlë e natyrës më shumë se sa piktoreske që ndahet nga Brazili e Argjentina.

4) Ishulli Jeju në Korenë e Jugut. Forma e masivit shkëmbor, që duket si e gdhendur me dorë, kombinuar me blunë e thëllë të detit, e bën një ndër veprat më madhështore të natyrës.

5) Parku Kombëtar Komodo në Indonezi. Park i mbrojtur me ligj në vend. Bukuri të rralla e kombinim perfekt mes tokës së gjelbëruar e detit.

6) Lumi i “Puerta Pincesa” në Filipine. Të udhëtosh për disa kilometra me varkë në një tunel, të krijuar nga natyra, është gjithmonë një aventurë që të ngjal emocione.

7) Mali Table në Afrikën e Jugut. Një natyrë piktoreske. Bimësi e shumëllojtë e tepër e pasur, që lulëzon thuajse gjatë gjithë vitit.
Amazoni
Gjiri Halong
Jeju Island
Lumi Filipine
Mali Afrike
Parku Indonezi

Publikuar: 12.11.2011 | 20:21
Lexuar: 802 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime