E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kallëzim penal është parashtruar edhe kundër personit B.F. (31) nga fshati Çellopek, i punësuar në Shërbimin amë - Tetovë pranë Ministrisë së Drejtësisë për vepër të kryer penale "keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim".
Kallėzime penale pėr disa tetovarė pėr mashtrim dhe falsifikim







Sektori për punë të brendshme Tetovë deri te Prokuroria themelore publike kompetente parashtroi kallëzim penal kundër personave Xh.S. (47) nga Tetova, A.B. (24) nga fshati Porroj, si dhe kundër një personi tani për tani ende të paidentifikuar për vepra të kryera penale "bashkim kriminel", "raste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve", "mashtrim" dhe "keqpërdorim të të dhënave personale".

Kallëzim penal është parashtruar edhe kundër personit B.F. (31) nga fshati Çellopek, i punësuar në Shërbimin amë - Tetovë pranë Ministrisë së Drejtësisë për vepër të kryer penale "keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim".

Sipas të dhënave të dokumentuara nga hetimi, gjatë këtij viti, me qëllim të transferimit joligjor të pronës, gjegjësisht shtëpi në pronësi të B.Xh (40) nga Tetova, në emër të të denoncuarit të dytë A.B., nga ana e Xh.S. ndërsa në emër të të dëmtuarit është parashtruar kërkesë për nxjerrje të certifkatës së lindjes, me ç'rast B.F. e ka nënshkruar kërkesën dhe është dhënë certifikata. Paralelisht me këtë në Agjencinë për kadastër një person i panjohur me letërnjoftim të falsifikuar të të dëmtuarit ka arritur të sigurojë fletëpronësie, dhe pastaj dokumentet e këtilla të falsifikuara të denoncuarit i kanë përdorur gjatë lidhjes së aktit noterik për shitje të shtëpisë në vlerë prej 2.460.000 denarë.

Mjetet në të holla, siç qëndron në kumtesën e sotme nga MPB-ja, janë transferuar në llogarinë e hapur rrjedhëse në "Shparkase banka" në emër të të dëmtuarit, por të hollat nga ana e të denoncuarit menjëherë janë tërhequr

Publikuar: 12.11.2011 | 22:14
Lexuar: 369 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime