Fotot shoqëruese të këtij shkrimi janë bërë një ditë përpara se Neymar të rinovonte me Santosin, cka tregon se kjo zgjedhje i ka shkuar për shtat lojtarit në fjalë.
Braziliani i Santosit, Neymar, është një ndër lojtarët më të kërkuar nga klubet më në zë të Europës, vecanërisht nga Reali i Madridit dhe Barcelona.
Mirëpo, vetë ylli i futbollit duket se nuk zhbilancohet nga ky interesim i madh karshi tij, përkundrazi, gjen kohën e duhur për tu argëtuar me miqtë e vet në det.
Fotot shoqëruese të këtij shkrimi janë bërë një ditë përpara se Neymar të rinovonte me Santosin, cka tregon se kjo zgjedhje i ka shkuar për shtat lojtarit në fjalë.
Sulmuesi është kapur mat nga paparacët në bordin e një jahti, në brigjet e Sao Paulos, bashkë me shoqërinë e tij, por edhe vetëm me një vajzë.
Në foto duket lojtari dhe modelja Abranches Carol, 25 vjece, me të cilën, me sa duket, ka një marrëdhënie feeling-u. Abranches është njohur me Neymar nëpërmjet miqve të përbashkët.
Modelja e përcakton Neymar si një person që i pëlqen të luajë dhe të vallëzojë.
Ajo shpjegon se si ishte palë në det me Neymar, se si përfundoi në këtë jaht me sulmuesin e njohur. Neymar ka shumë kualitete, jo vetëm si futbollist.
Ai është një djalosh magjepsës, miqësor me të gjithë, i përulur me femrat dhe bën shumë shaka. Kjo bën që çdo grua të bjerë me të në dashuri, saktësoi modelja Abranches Carol.