E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Produktiviteti dhe rentabiliteti i bujqësisë në Maqedoni duhet të rritet, porositi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave, Aco Spasenoski gjatë vizitës së sotme në fermën e lopëve në pronësi të Verka Trajkovskës, locuar në fshatin Trubarevë në komunën e Ilindenit.
Fermerėt e Maqedonisė do tė edukohen pėrmes doracakėve









Produktiviteti dhe rentabiliteti i bujqësisë në Maqedoni duhet të rritet, porositi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave, Aco Spasenoski gjatë vizitës së sotme në fermën e lopëve në pronësi të Verka Trajkovskës, locuar në fshatin Trubarevë në komunën e Ilindenit.

Spasenovski i ndau Trajkovskës pesë doracakë për rritjen e produktivitetit dhe rentabilitetit të fermave të lopëve, përpunuar nga ekspertë dh profesorë nga sfera e bujqësisë, si pjesë e masave të përgjithshme të vitit të kaluar nga programi për mbështetje financiare të resorit të bujqësisë.

Sipas ministrit Spasenoski, me doracakët, të cilët janë pa pagesë, bujqit nga Maqedonia do të mund të edukohen për rrjedhat më të reja në zbatimin e masave zooteknike dhe zoohigjienike, normatizimin e ushqimit dhe mirëmbajtjen ambientale të fondit të kafshëve.

"Qëllimi është që vitit 2009 të jetë vit i rritjes së produktivitetit në bujqësi, e me këtë edhe të bëhet më e lirë dhe më cilësore, e më me rëndësi, më konkurrente", deklaroi Spasenoski.
Ai paralajmëroi se këtë vit, për masën për mbështetje të prodhimtarisë blegtorale përmes materialit shkencor-edukativ janë paraparë rreth dy milionë denarë, ndërsa institucionet shkencore do të mund të aplikojnë për përpunimin e doracakëve adekuatë.

Publikuar: 05.07.2009 | 19:26
Lexuar: 759 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime