E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Silvio Berlusconi, dorëheqja e të cilit nga drejtimi i qeverisë u njoftua sonte, e ka qeverisur Italinë tri herë që prej vitit 1994 pasi ka ndërtuar një perandori mediatike që e ka bërë atë një nga njerëzit më të pasur të vendit.
Miliarderi qė u bė yll i politikės italiane













Silvio Berlusconi, dorëheqja e të cilit nga drejtimi i qeverisë u njoftua sonte, e ka qeverisur Italinë tri herë që prej vitit 1994 pasi ka ndërtuar një perandori mediatike që e ka bërë atë një nga njerëzit më të pasur të vendit.

I lindur më 29 shtator 1936 në Milano, në veri, ky djalë i një punonjësi banke tregoi shumë shpejt dhunti të veçanta për biznesin. Pasi ka qenë shitës aspiratorësh, këngëtar dhe animator i lokaleve të natës në vitet '50, ai filloi të fitojë para në sektorin e pronave të patundshme përpara se të interesohej për televizionin në fund të viteve '70, më tej të themelonte një perandori, Mediaset, tre kanalet e të cilës mund të shihen nga të gjitha familjet italiane.

Kompania e tij holding Fininvest, ku përfshihen pjesëmarrjet në bankë, botimi apo televizioni, ka arritur një shifër biznesi prej rreth 5,5 miliardë eurosh në 2009.

Ajo i bëri të mundur Silvio Berlusconit të jetë për 10 vjet në radhën e parë të më të pasurve të Italisë përpara se shansi në bursa të bënte që ai të binte pak më poshtë, por gjithmonë në pesë të parët.

Silvio Berlusconi erdhi në pushtet për herë të parë në mars 1994, vetëm disa muaj pasi themeloi partinë e tij të qendrës së djathtë, "Forza Italia", mbi ato që kishin mbetur nga shpërbërja e partisë Demokracia e krishterë. E braktisur nga aleati i saj populist i Ligës së Veriut, qeveria e tij e parë zgjati vetëm shtatë muaj.

Fitorja e tij e dytë në 2001 i bëri të mundur të qëndronte në pushtet për një legjislaturë të plotë pesë vjeçare, një rekord në historinë e Italisë së pasluftës.

Ai e pranoi disfatën me rigorizitet ekstrem përballë Romano Prodit në 2006, por ai arriti të rikthehej në krye të qeverisë në 2008 duke arritur një fitore të tretë, pasi "berluskonizmi"- përzierje e populizmit, antikomunizmit dhe e reklamës së bujshme e të përhershme- u bë një tendencë e qëndrueshme e jetës politike.

Drejtësia italiane e ndoqi penalisht Silvio Berlusconin për më tepër se 10 herë për korrupsion, mashtrim fiskal ose financim politik të paligjshëm. Shpesh i dënuar në instancë të parë, ai nuk u dënua asnjëherë përfundimisht. Por, shumë procedura janë ende të hapura kundër tij për mashtrim fiskal, korrupsion dhe... prostitucion me të mitura.

Berlusconi, për të cilin ishin të zakoshnme gabimet, anormalitetet dhe gafa të tjera, ka qenë vitet e fundit numri një i kronikave televizive ku flitej veçse për të dhe për çmenduritë e tij të supozuara seksuale.

Emri i tij lidhet gjithashtu me një nga ekipet më të mëdhenj të futbollit të Evropës, Milan AC. I martuar dy herë dhe i ndarë nga bashkëshortja e dytë, ai është baba i pesë fëmijëve.

Një nga emrat më të vlerësuar në Itali, Xhovani Sartori, thotë se Berluskoni është një njeri shumë i zgjuar.

“Ai e nisi gjithçka nga zero. Në politikë nuk e ka instinktin se si zgjidhen gjërat, por si kthehen ngjarjet në favorin e tij. Ai di të neutralizojë ngjarjet që nuk i japin avantazh. Madje edhe në krizë ekonomike ai bën të duket sikur i ka bërë gjërat mirë dhe nuk është faji i tij,” thotë Sartori.

“Ai thotë se urren të urrehet, por mendoj se ai do kujtohet si një i korruptuar i madh. Është krejt i sinqertë kur flet dhe gjithashtu shumë i paskrupullt. Nuk njoh njeri që e mund në këtë fushë”.

Por edhe pse mund të mendohet se ai ka prekur fundin, nuk janë të paktë ata që mendojnë se ai sërish nuk ka ikur.

Berluskoni në shifra

-Të paktën 51 votëbesime për qeverinë e tij që kur mori pushtetin në vitin 2008
-Tre fitore elektorale-1994-2011-2008
-Dy humbje elektorale-1996 dhe 2006
-Katër gjyqe që vijojnë
-Ka qenë subjekt i të paktën 23 hetimeve gjyqësore, shumica për korrupsion
-75 vjeç
-9 miliard dollarë pasuria e tij

Çfarë parasheh paketa e shkurtimeve

-59.8 miliard euro në kursime
-Rritje e TVSH-së nga 20 në 21 për qind
-Ngrirje e pagave në sektorin publik deri në vitin 2014
-Mosha e pensionit në sektorin privat rritet nga 60 në vitin 2014 deri në 65 në vitin 2026
-Ndërmerren masa për të luftuar evazionin fiskal, përfshi një kufi prej 2500 eurosh për transaksionet kesh
-Do ketë një taksë speciale për sektorin e energjisë

Publikuar: 13.11.2011 | 11:33
Lexuar: 551 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime