E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nëpunësit shtetëror në 21 institucion shtetëror me ndihmën e sistemit të ri për udhëheqjen e dokumenteve do të krijojnë dhe japin dokumente.
Sistem pėr dhėnien elektronike tė dokumenteve










Nëpunësit shtetëror në 21 institucion shtetëror me ndihmën e sistemit të ri për udhëheqjen e dokumenteve do të krijojnë dhe japin dokumente.

Me sistemin e këtillë nuk do të ketë më vonesë së dhënien e dokumenteve, ose humbje të dokumenteve që qytetarët i kërkojnë nga institucionet shtetërore dhe ministritë.

Sistemi pilot për momentin po funksionon në ministrinë e Ekonomisë, Transportit dhe Lidhjeve , shoqërisë informative dhe ekologjisë ndërsa deri në fund të vitit ky sistem do të instalohet gjithkund.

Ministri i informatikës Ivo Ivanovski thotë se me sistemin e ri do të shkurtohen shpenzimet, kohëzgjatja e dhënies së dokumentit dhe do të mënjanohen edhe shpërdorimet që janë bërë deri më tani rreth dhënies së dokumenteve.

"Në mënyrë elektronike do të procedohen të gjitha dokumentet prej rangut më të ulët deri të ai më i lartë, respektivisht ai që është nënshkrues i dokumentit. I njëjti dokument do të arkivohet në mënyrë elektronike dhe do të dërgohet deri te qytetari.

Dokumentet që krijohen në vetë institucionin do të krijohen veçmas në mënyrë elektronike dhe do të firmosen me firmë elektronike që do ta posedojë çdo nëpunës shtetëror. Pastaj dokumenti do të përcillet me udhëheqës të repartit deri tek sekretari dhe zëvendës ministri dhe ministri", njoftoi Ivo Ivanovski, ministër për Shoqëri informative.

Publikuar: 05.07.2009 | 06:30
Lexuar: 422 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime