E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Ministri i ri i infrastrukturës dhe rrjeteve, Voridis Makis, vjen nga organizata rinore e diktaturës ushtarake dhe bënte pjesë për shumë vjet në ekstremin e djathtë “Fronti Popullor” të Jean Mari le Pen, në Francë", thekson gazeta gjermane.
Greqi, esktremistėt nė qeveri, reagime nė Gjermani e Francė










Greqi, esktremistët në qeveri, reagime në Gjermani e FrancëATHINE - Pjesëmarrja e ultranacionalistëve të LA.OS në qeverinë e re te Papadhimos, shkaktoi reagime të menjëhershme.

Mediat gjermane kanë botuar tituj, që sulmojnë këtë fakt.

Gazeta Bild shkruan: "Në qeverinë e Greqisë tashmë të marrin pjesë dhe anti-semitët e LAOS-it".

"Është hera e parë që nga rënia e juntës ushtarake në vitin 1974, që një parti e ekstremit të djathtë përfshihet në qeveri.

"Ministri i ri i infrastrukturës dhe rrjeteve, Voridis Makis, vjen nga organizata rinore e diktaturës ushtarake dhe bënte pjesë për shumë vjet në ekstremin e djathtë “Fronti Popullor” të Jean Mari le Pen, në Francë", thekson gazeta gjermane.

Artikulli përmend edhe Andonis Georgiadhis, i LAOS, duke deklaruar se "shoku i Voridis, botues i pamfleteve anti-semite, tani merr postin e zëvendësministrit në ministrinë e zhvillimit rajonal."

LAOS është parti e njohur për parullat e saj ksenofobe.

Kryetari i kësaj partie Jorgos Karaxaferis deklaroi gjatë themelimi të partisë në vitin 2000: "Ne jemi grekët e pastër. Ne nuk kemi të bëjmë me hebrenjtë, homoseksualët dhe komunistët".

Kësaj deklarate të kryetarit të LAOS i referohet gazeta, për të përshkruar vijën e kësaj partie.

Edhe kryetari i Këshillit Qendror të hebrenjve në Gjermani, Dieter Grauman, shpreh keqardhje për këtë fakt.

"Është shumë keq që të marrin pjesë në kabinetin grek ministra të asaj partie. Unë mendoj se do të jetë e vështirë për çdo qeveri gjermane të negociojë me qeverinë greke," është shprehur ai.

Të shokuar edhe socialistët francezë

Hyrja e LA.OS në koalicion e qeverisë greke ka shkaktuar tronditje edhe në Partinë Socialiste franceze.

"Hyrja e të djathtës ekstreme në koalicionin e ri të qeverisë greke për herë të parë që nga kthimi i demokracisë në Greqi në vitin 1974, shkaktoi një" tronditje "në Partinë Socialiste Franceze", thuhet në një deklaratë të saj.

Partia më e madhe opozitare franceze thekson është e pamundur të përshëndesë këtë qeveri koalicioni, ashtu sic bëri presidenti francez, Nicolas Sarkozy.

“Jorgos Karatzaferis, kreu i ultra të djathtëve të LAOS, ish-kreu i një lëvizje rinore që mbështeti kolonelët, të cilët vendosën diktaturën në këtë vend, nuk mund t’i ndihmojë qytetarët greke të kapërcejnë krizën", thotë në një deklaratë Partia Socialiste.

Publikuar: 13.11.2011 | 12:16
Lexuar: 329 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime