E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

U përpoqëm që nëpërmjet mikeshave të saj të vihemi në lidhje me të për të mësuar më shumë për beben e vogël, por këngëtarja nuk ka dashur të japë informacione të detajuara, edhe pse e ka quajtur këtë ditën e saj më të lumtur.
Lind Aurela Gaēe Vjen nė jetė Grejs










Sikundër ajo vetë e ka bërë publike në faqen e saj në facebook, sot është bërë nënë. Aurela Gaçen e kemi parë më shumë se aktive edhe në ditët e fundit përpara lindjes së vajzës së saj Grace (Grejs).

Pak kohë më parë ajo u shfaq për të kënduar në skenën e Këngëve të Shekullit. Por asnjë rrezik nuk kishte për ndonjë të papritur sepse e kishte caktuar datën e operacionit kur ajo, bashkë me të dashurin e saj, do të mbanin në krahë vajzën e tyre të sapo ardhur në jetë.

U përpoqëm që nëpërmjet mikeshave të saj të vihemi në lidhje me të për të mësuar më shumë për beben e vogël, por këngëtarja nuk ka dashur të japë informacione të detajuara, edhe pse e ka quajtur këtë ditën e saj më të lumtur.

Grejs është fryt i dashurisë së saj me Skerdin, djalin me të cilin bashkëjeton por që asnjëri prej të dyve nuk ka vendosur të hedhë hapa të mëtejshme drejt martesës.

Këtë e keni dëgjuar t’iua thotë edhe vetë Aurela Gaçe sa herë dikush e ka pyetur drejtpërsëdrejti në televizion apo në intervistat që ka dhënë. Sidoqoftë, edhe pse nuk na la të mësonim më shumë, i urojmë Grejsit jetë të gjatë!

Publikuar: 13.11.2011 | 13:26
Lexuar: 647 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime