Gjasat që liqeni i Ohrit të hyjë në raundin tjetër janë reale sepse deri tani në grupin e tij ndodhet në vendin e gjashtë të shkëlqyeshëm ku konkurrentët e tij janë liqeni Tikikaka, liqejt e Plitvicës, liqeni i Bledit, Deti i vdekur, lumi Nil, Jan Cen Jan, Dunavi, lumi Gang, pas të cilave qëndrojnë popuj me potencial të lartë të votimit.
Edhe dy ditë mund ta jepni votën e juaj për liqenin e Ohrit dhe shpellën Vrello në përzgjedhjen e shtatë mrekullive të reja të botës.
Gjasat që liqeni i Ohrit të hyjë në raundin tjetër janë reale sepse deri tani në grupin e tij ndodhet në vendin e gjashtë të shkëlqyeshëm ku konkurrentët e tij janë liqeni Tikikaka, liqejt e Plitvicës, liqeni i Bledit, Deti i vdekur, lumi Nil, Jan Cen Jan, Dunavi, lumi Gang, pas të cilave qëndrojnë popuj me potencial të lartë të votimit.
Dua të bëj apelderi te të gjithë qytetarët e Maqedonisë, të cilët e duan këtë vend, që t'i shfrytëzojnë këto dy ditë, në rast se nuk kanë votuar të votojnë, kurse nëse kanë votuar le të votojnë përsëri që të orvatemi që edhe shpellën Vrello nga vendi i 13 ta vendosim në 11 vendet e para në grupin e shpellave dhe shkëmbinjve. Në rast se kjo ndodh njëri nominim nga Maqedonia do të hyj direkt në finale, thotë Zoran Tuntev nga Komiteti për përkrahje.
Nga gjithsej 261 nominime, 77 prej tyre vazhdojnë garën në raundin e radhës kurse nga këto komisioni i pavarur duhet të zgjedh 21 finalistë, të cilët deri në vitin 2011 do të garojnë për epitetin mrekulli e re e botës. Për ekspertin e turizmit, Tuntev, hyrja eventuale e liqenit të Ohrit në finale për Maqedoninë do të thotë promovim më i madh deri tani.
Në rast se liqeni i Ohrit plasohet në finale kjo do të jetë rast i mirë që të njihet Maqedonia dhe liqeni ynë, për ato bukuri që i kemi, kurse fundja kjo do të na sjell shumë turistë. Për të gjithë finalistët do të bëhet i ashtuquajtur tur botëror ku i tërë komisioni do të shëtisin nëpër të gjithë 21 vendet, ku do të bëjnë reportazhe dhe do të njoftojnë botën për bukuritë që posedojnë këto vende, thekson Zoran Tuntev.
Banorët me të cilët folëm thonë se do ta shfrytëzojnë afatin përfundimtar që të votojnë për shpellën Vrello dhe liqenin e Ohrit.
"Po, do të votojmë, nuk kam votuar deri tani, por do të votoj", thotë një grua.
"Nuk kam votuar deri tani. Do të votoj sigurisht, Ohri është fenomenal", shton një tjetër.
Për Maqedoninë adut paraqet edhe Federiko Major, kryetari i Komisionit, i cili duhet të vendos se cili prej nominimeve do të hyjë në finale. Major është personi i cili në vitin kur Ohri u bë pjesë e Unesko-s, ishte kryetar i kësaj organizate botërore.
Miki Trajkovski