"Bashkëpunimi me sektorin joqeveritar është faktor i rëndësishëm për realizimin e qëllimeve tona. MMJPH-së i nevojitet mbështetja nga sektori joqeveritar, për këtë mendoj se vetëm me bashkëpunim reciprok Ministria mund të arrijë portfolio për mjedis jetësor që të hyjë thellë në shoqërinë e shtetit tonë", tha Ademi.
Sektori joqeveritar paraqet partner me të cilin së bashku do të angazhohemi që të arrijnë zhvillim të qëndrueshëm dhe ta realizojmë qëllimin për anëtarësim të plotëfuaishëm të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian, theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi në hapjen e seminarit "Negociata për inkuadrim në BE në sferën e mjedisit jetësor dhe roli i sektorit joqeveritar".
Ai theksoi se seminari është organizuar me mbështetje të Qeverisë suedeze me qëllim që të arrihet mirëkuptim më i mirë i organizatave joqeveritare dhe Ministrisë së obligimet e ndërsjella dhe të drejtat në procesin e integrimeve evropiane.
"Bashkëpunimi me sektorin joqeveritar është faktor i rëndësishëm për realizimin e qëllimeve tona. MMJPH-së i nevojitet mbështetja nga sektori joqeveritar, për këtë mendoj se vetëm me bashkëpunim reciprok Ministria mund të arrijë portfolio për mjedis jetësor që të hyjë thellë në shoqërinë e shtetit tonë", tha Ademi.
Ambasadori suedez në Republikën e Maqedonisë, Lars Valun theksoi se puna dhe përmirësimi i mjedisit jetësor është shumë ngushtë i ndërlidhur me frymën civile të vendit dhe se organizatat joqeveritare i nevojiten shtetit dhe anasjelltas.
"Niveli i pjesëmarrjes të organizatave joqeveritare është masë për përfshirje të qytetarëve, por i rëndësishëm edhe roli i Qeverisë, respektivisht Ministrisë", tha Valun duke theksuar se çdo shteti i nevojitet sektori joqeveritar dhe çdo organizata joqeveritare i nevojitet shteti.
Ai theksoi se është me rëndësi që Maqedonia t'i trajtojë organizatat joqeveritare si partnerin më të madh, e jo si armiq. "Shoqëria e gjelbër nuk e krijon vetëm shtetin dhe ligjet, por edhe çdo qytetar", shtoi Valun.