E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Evropa, sipas Klausit, duhet të kalojë ndryshim të thellë, i cili do të jetë i ngjashëm me transformimin çek pas rënies së komunizmit, në të kundërtën do të gjendet në skajin e ekonomive botërore.
Klaus: Evropėn e pret







Për shkak të krizës së thellë financiare dhe ekonomike, Evropën, duke e përfshirë edhe Çekinë, i pret "dekadë e humbur", shkruan presidenti çek Vacllav Klaus në botimin e sotëm të javores "Tiden".

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Praga, Klaus konsideron se një prej arsyeve për këtë është rregullimi i gabuar sistematik i Bashkimit Evropian ku, siç thotë, si edhe në komunizëm mbizotëron "diktati i politikës ndaj ekonomisë".

Evropa, sipas Klausit, duhet të kalojë ndryshim të thellë, i cili do të jetë i ngjashëm me transformimin çek pas rënies së komunizmit, në të kundërtën do të gjendet në skajin e ekonomive botërore.

"Nëse duhet të jem pesimist racional, e jo optimist i tepruar, frikësohem se Evropën, ndërsa me të edhe neve, na pret 'dekadë e humbur' e ngjashme me atë që e përjetoi Japonia në vitet e 90-ta", thotë presidenti çek.

Krikituesi i përhershëm i BE-së shpjegon se dekada e fundit e BE-së Evropa e kaloi pa rritje ekonomike, me restriksione të përhershme dhe miratim të pakove për shpëtim, gjegjësisht se kjo ka qenë dekadë e shqetësimit social.

Sipas Klausit, i cili është euroskeptik i njohur, i cili për veten mendon se është eurorealist, arsyet për krizën aktuale nuk janë vetëm ekonomike.

"Civilizimi perëndimor krijoi model ekonomik dhe social në të cilin kërkesat e individëve, të grupeve të ndryshme të interesave dhe sociale dhe të shteteve janë të radhitura mbi performancat ekonomike të vendeve", shkruan shefi i shtetit çek.

Në qoftë se Evropa dëshiron të qëndrojë në këmbë, sipas Klausit, duhet të ndryshojë nga rrënja.

"Të jemi të qartë, ose në Evropë sa më shpejtë që është e mundur do të zbatohet transformim ose Evropa do të bëhet periferi e pjesës tjetër të botës i cili në mënyrë dinamike lëviz", konsideron Klaus.

Politikanët evropianë, sipas tij, nuk kuptojnë se Evropa është në "udhëkryq të fatit" dhe gabimisht mendojnë se drejt ndryshimit do t'i mjaftojnë intervenime të imëta kozmetike.

Klaus zgjidhjen e shikon në kthimin e politikës në Evropë, por madje nuk mendon në politikën e institucioneve të Unionit.

"Politika mund të jetë vetëm atje ku ka demokraci", thotë Klaus, i cili shton se sipas tij supozim për politik dhe demokraci është populli. Ndërsa ai mendon se nuk ekziston popull evropian dhe nuk mund të ekzistojë.

Para dy viteve Klaus deklaroi se kriza ekonomike do të përfundojë vetëvetiu dhe se masat e shteteve do të luajnë "rol miniature".

Zgjidhjen e krizës, atëherë Klaus e krahasoi me kurimin e gripit dhe ftohjes dhe përkujtoi se ka dinamikë të saj e cila nuk mund të ndërpritet ose likuidohet.

Publikuar: 14.11.2011 | 14:35
Lexuar: 316 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime