Drejtoresha e Qendrës, Mirjana Lozanoska e njoftoi Bejtën për punën vijuese, ndërsa theks i vendosi obligimeve financiare të cilat i kanë ndërmarrë komunat me qëllim që të sigurohet funksionalitet i tërë i këtij institucioni.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Nevzat Bejta sot e vizitoi Qendrën për zhvillimin e Rajonit planor Jugperëndimor në Strugë.
Në kuadër të vizitës Bejta theksoi se komunat duhet të kenë rol më aktiv pasi që Qendra për zhvillim është një nga institucionet vitale, në nivel të rajonit planor, i cili mund të kontribuojë për zhvillim të përshpejtuar rajonal.
Ai nënvizoi se nga disa vizitat e realizuara të Qendrave për zhvillim ka pasqyrë për problemet me të cilat ballafaqohen ato, dhe premtoi se do të angazhohet që ato të tejkalohen.
Drejtoresha e Qendrës, Mirjana Lozanoska e njoftoi Bejtën për punën vijuese, ndërsa theks i vendosi obligimeve financiare të cilat i kanë ndërmarrë komunat me qëllim që të sigurohet funksionalitet i tërë i këtij institucioni.
Krahas ministrit, Qendrën për zhvillim e vizitoi edhe kryetari i Këshillit për zhvillimin e Rajonit planor jugperëndimor, Ramiz Merko, i cili pret të gjithë kryerësit në nivel qendror dhe lokal të kontribuojnë në mënyrë më efikase të zbatohet Ligji për zhvillim rajonal të barabartë.
Sipas Merkos, Qendra për zhvillim, sivjet, në mënyrë të suksesshme i realizon projektet rajonale në të cilat në pjesën më të madhe janë përfshirë të gjitha 13 komunat e Rajonit.